Theo Jacobs ‘gozhdon’ Donika Prelën e Krimeve të Rënda, i kërkon llogari për të shoqin: Ato ilaçe lënë një shije të keqe...

Publikuar tek: aktualitet, më 12:48 22-01-2019 Theo Jacobs ‘gozhdon’ Donika Prelën e Krimeve të Rënda, i kërkon llogari për të shoqin: Ato ilaçe lënë një shije të keqe... Prela-Jacobs

Një seancë dëgjimore shumë e sikletshme kjo për Donika Prelën, prokuroren e Krimeve të Rënda e cila po i nënshtrohet vettingut.

Prela ishte vetë e pranishme në seancë pa avokat, ndërsa vendimi do të jepet nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.

Gjatë seancës dëgjimore të Prelës ka qenë i pranishëm edhe përfaqësuesi i ONM-së Theo Jacobs i cili e ka vënë në siklet prokuroren sa i takon të ardhurave të bashkëshortit të saj i cili rezulton se është paguar me para cash. Jacobs ka pyetur Prelën lidhur me rrogën e  bashkëshortit të saj si inxhinier ndërtimi në një firmë, pasi sipas KPK pagat janë paguar në cash dhe nuk janë paguar sigurimet.

 “Jam i sigurt që ju keni provuar që të pini ilaçe në mëngjes dhe ato ilaçe lënë një shije të keqe dhe nuk mund ta pish mirë kafen. Dhe pas drekës, shija përmirësohet. Kam lexuar dosjen tuaj dhe ne akoma nuk kemi arritur në kohën e drekës për të shmangur dyshimet për të larguar shijen e keqe në gojën time. Pse bashkëshorti juaj e ka marrë pagën cash dhe ai ka pasur llogari bankare? Kjo mund të duket pyetje pa vend, por dua të di nëse nuk janë paguar  taksat me koiçidencë ose jo.

Më ndihmo të kuptoj se kjo nuk është rastësi pse bashkëshorti juaj është gënjyer nga kompania e ndërtimit. Ato e kanë ndërtuar në këtë mënyrë për të shmangur pagesën e taksave. Pyetja është, bashkëshorti  juaj është viktimë apo bashkëpunëtor në këtë skemë”, i tha theo Jacobs Prelës e cila iu përgjigj: 'Në këtë rast të dëmtuarit jemi unë dhe bashëshorti im. Jemi në gjyq me kompaninë për mospagimin e sigurimeve', u shpreh Prela.

Prokurorja doli disi e shqetësuar nga seanca dëgjimore e megjithatë dha një prononcim para medieve.

“Kam shprehur qendrimin tim në dokumentacionin shterues që i kam vënë në dispozicion ONM-së dhe KLP-së që do verifikojë veprimtarinë ligjore përkatëse”, tha Prela.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bankat po blejnë valutë, euro 'lëviz' sërish, me sa u këmbye sot
HETIMI TATIMOR në terren/ 100 inspektorë nisin zbatimin e PLANIT, goditje të fortëve të biznesit brenda një muaji »
Article Logic
Execution time: 0.011502027511597
array(1) { ["section"]=> string(123) "theo-jacobs-gozhdon-donika-prelen-e-krimeve-te-renda-i-kerkon-llogari-per-te-shoqin-ato-ilace-lene-nje-shije-te-keqe-149830" }