Ther të dashurin se rrinte në ‘’Facebook’’

Publikuar tek: bota, më 14:03 22-02-2016 Ther të dashurin se rrinte në ‘’Facebook’’

Ther të dashurin, duke e goditur për vdekje me thikë. Arsyeja është sa qesharake aq edhe tragjike: ai rrinte shumë në ‘’Facebook’’.

Një 23-vjeçare Britanike ka goditur me thikë për vdekje të dashurin e saj Damon Searson 24 vjeç pasi ky i fundit kalonte shumë kohë në fb.

Terri-Marie Palmer me profesion parukjere përpara se ta godiste i kishte shkruajtur të dashurit të saj në fb: “po më acaron nervat duke qëndruar kaq shumë në FB”. 

Ajo shprehet se nga xhelozia për të ajo e ka goditur për vdekje dhe më pas ka njoftuar policinë dhe lajmëroi se 24-vjeçari ishte vetëvrarë aksidentalisht. Pas hetimit, u mësua e vërteta e krimit dhe ajo vuan dënimin me burgim të përjetshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011944055557251
array(1) { ["section"]=> string(44) "ther-te-dashurin-se-rrinte-ne-facebook-33232" }