Therën delen në oborr, paditen dy shqiptarë në Itali

Publikuar tek: bota, më 21:58 02-05-2016 Therën delen në oborr, paditen dy shqiptarë në Itali

Një lajm i pazakontë zuri në fundjavë faqet e kronikës lokale në Itali. Një familje shqiptare në Arquà Polesine të provincës së Rovigos, për të festuar Pashkët ortodokse, kishte vendosur që mishin e deles të mos e blente “të gatshëm”, të therur, tek një dyqan mishi apo supermerkatë.

Ndoshta, për të pasur sigurinë e freskisë, kanë vendosur që delen ta blenin të gjallë e ta thernin vetë në shtëpi. E kanë lidhur kokë poshtë në një pemë të oborrit dhe e kanë therur, gjë që mesa duket ka tronditur komshinjtë që kur kanë dëgjuar blegërimat kanë njoftuar karabinierët. Ata e kanë gjetur delen të therur në pemë ndërsa prisnin të thernin një dele tjetër.

Shqiptarët, që mesa duket nuk e dinin se në Itali është e ndaluar të theren kafshët në oborr, por në kushte e ambiente të caktuara e sidoqoftë pasi u kërkohet leje autoriteteve, tani duhet të përgjigjen për shkelje të normave higjienike-sanitare të therjes së kafshëve e rrezikojnë deri në 9 mijë euro gjobë.

Mediat bëjnë të ditur se veç dy shqiptarëve që po thernin delet, është paditur edhe italiani që ua ka shitur ato. (Shqiptari i Italisë)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “TTIP leaks”, publikohen dokumentat që tregojnë presionin e SHBA mbi Europën
Barack Obama publikon videon humoristike të lamtumirës »
Article Logic
Execution time: 0.010254144668579
array(1) { ["section"]=> string(57) "theren-delen-ne-oborr-paditen-dy-shqiptare-ne-itali-39292" }