Theresa May afrohet me Kinën, ministri për Tregtinë jep dorëheqjen

Publikuar tek: bota, më 22:35 23-09-2016 Theresa May afrohet me Kinën, ministri për Tregtinë jep dorëheqjen

Sekretari i Shtetit britanik për Tregtinë, Jim O’Neill dha dorëheqjen sot në sfondin e mosmarrëveshjeve me afrimin e kryeministres Theresa May në lidhje me marrëdhëniet me Kinën.

Sipas medias, ish-kryefinancieri tek Goldman Sachs kishte kërcënuar se do të jepte dorëheqjen që në muajin korrik, pas njoftimit nga Theresa May të shtyrjes së vendimit për ndërtimin e një centrali bërthamor në Hinkley Point nga francezi EDF në bashkëpunim me kompaninë kineze CGN. Një shtyrje e diktuar nga pasiguritë që pala kineze po investonte në një sektor mjaft strategjik.

Javën e fundit, Londra i hapi dritën jeshile këtij projekti, por me disa kushte të veçanta, të një kuadri të ri ligjor për çdo investin strategjik që do të pasonte në të ardhmen. Ky vendim u perceptua nga kinezët si i qëllimshëm, aspak favorizues ndaj tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023337125778198
array(1) { ["section"]=> string(71) "theresa-may-afrohet-me-kinen-ministri-per-tregtine-jep-doreheqjen-53929" }