Theresa May gati të kërkojë shtyrjen e BREXIT deri në Qershor

Publikuar tek: bota, më 20:01 09-04-2019 Theresa May gati të kërkojë shtyrjen e BREXIT deri në Qershor

Kryeministrja britanike Theresa May është përkrahur në përpjekjen e saj për t'i kërkuar liderëve europianë të shtyjnë Brexit deri në qershor, pasi deputetët kanë miratuar në masë të madhe vendimin e Qeverisë në Dhomën e Ulët. 

Deputetët miratuan mocionin për Kryeministren për të kërkuar shtyrë procesin e Brexit deri më 30 qershor. May po takon aktualisht Presidentin francez Emmanuel Macron në Paris për të diskutuar mundësinë e një shtyrjeje të mëtejshme për Brexit.

Theresa May u takua sot me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin. Presidenca franceze tha se të gjitha vendimet mbi Brexit do të bëhen të mërkurën në një samit të liderëve të BE në Bruksel.

Një shtyrje e procesit kërkon mbështetjen unanime të 27 anëtarëve të tjerë të BE. Nëse ata refuzojnë, Britania përballet me daljen nga BE pa një marrëveshje të premten. Ditët e fundit Macron ka paralajmëruar se një zgjatje e procesit të tërheqjes së nenit 50 nuk është e garantuar. 

SEI_61197536.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011754035949707
array(1) { ["section"]=> string(68) "theresa-may-gati-te-kerkoje-shtyrjen-e-brexit-deri-ne-qershor-159807" }