Theresa May jep dorëheqjen, nis gara për kryeministrin e ri të Mbretërisë së Bashkuar (KANDIDATURAT)

Publikuar tek: bota, më 08:22 25-05-2019 Theresa May jep dorëheqjen, nis gara për kryeministrin e ri të Mbretërisë së Bashkuar (KANDIDATURAT) Theresa May

Ka nisur gara për kreun e Partisë Konservatore pas njoftimit se Theresa May do të japë dorëheqjen më 7 qershor.

Gara ka të bëjë jo vetëm me zgjedhjen e një lideri të ri partiak, por edhe me kryeministrin e ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar.

Deri më tani katër emra kanë konfirmuar kandidaturën: Sekretari i Jashtëm, Jeremy Hunt, Sekretari i Zhvillimit Ndërkombëtar Rory Steëart, ish Sekretari i Jashtëm, Boris Xhonson, ish-sekretarja e Punës dhe e Pensioneve, Esther McVey

Ditën e djeshme kryeministrja britanike, Theresa May njoftoi se do të heq dorë nga posti si kryetare e Partisë Tory rrjedhimisht edhe nga posti i kryeministres.

Dorëheqja e kryeministres erdhi në një kohën kur plani i saj për Brexit nuk gjeti mbështetjen e deputetëve britanikë dhe shumë nga ministrat ishin kundër politikës të Theresa May. Tashmë, ai që pritet të jetë kandidati i parë për vendin e kryeministrit është Nigel Farage, lideri i idesë se Brexit dhe pjesë e parlamentit europjanë që nga viti i 1999.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016375064849854
array(1) { ["section"]=> string(104) "theresa-may-jep-doreheqjen-nis-gara-per-kryeministrin-e-ri-te-mbreterise-se-bashkuar-kandidaturat-165619" }