Theresa May reagon ashpër ndaj testit të fundit bërthamor të Koresë së Veriut: Nuk do tolerojmë

Publikuar tek: bota, më 16:15 03-09-2017 Theresa May reagon ashpër ndaj testit të fundit bërthamor të Koresë së Veriut: Nuk do tolerojmë

Kryeministrja e Britanisë Theresa May e ka quajtur provën e fundit bërthamore të Koresë së Veriut “një veprim të pamatur dhe të papranueshëm”.

May tha në një deklaratë se “veprimi i fundit i Koresë së Veriut është i pamatur dhe përbën një kërcënim të papranueshëm më tej ndaj bashkësisë ndërkombëtare”.

"Kam diskutuar për kërcënimin serioz dhe të rëndë të këtyre veprimeve të rrezikshme dhe të paligjshme me Presidentin Abe në Japoni këtë javë dhe përsëris thirrjen që ne të bëhemi së bashku për të ndërmarrë veprime më të ashpra, duke përfshirë rritjen e ritmit të zbatimit të sanksioneve ekzistuese dhe kërkim urgjent për masa të reja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha kryeministrja britanike May.

Koreja e Veriut njoftoi sot se ka testuar bombën me hidrogjen, të aftë për t'u montuar në një raketë me reze të gjatë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01645302772522
array(1) { ["section"]=> string(100) "theresa-may-reagon-ashper-ndaj-testit-te-fundit-berthamor-te-korese-se-veriut-nuk-do-tolerojme-91020" }