Theresa May vendos se çfarë do bëjnë nëndetëset nukleare në rast të Luftës së Tretë Botërore

Publikuar tek: bota, më 18:21 14-07-2016 Theresa May vendos se çfarë do bëjnë nëndetëset nukleare në rast të Luftës së Tretë Botërore

Detyra e parë e çdo kryeministri anglez është të vendosë si do të veprojnë katër nëndetëset britanike “Trident” në rast të një skenari apokaliptik.

Po ashtu edhe kryeministres më të re të Britanisë së Madhe, Theresa May, i është kërkuar të shkruajë katër letra për katër gjeneralët anonim të nëndetëseve bërthamore të cilat qëndrojnë gjithmonë të fshehura nën ujë.

Procedura është e teprë e vjetër dhe funkionon po njësoj. Në letrat e shkruara nga kryeministrja janë urdhërat për çdo komandant të nëndetëses së pajisur me armë bërthamore, 4 në total.

Letrat vulosen dhe nuk hapen asnjëherë, nëse nuk ndodh skenari apokaliptik i një lufte që do shkatërronte Britaninë. Kur mbaron mandati i kryeministrit, letrat digjen, ashtu siç u shkatërruan edhe ato të shkruara nga David Cameron.

Katër nëndetëset patrullojnë gjatë gjithë kohës Atlantikun. Por në rast se ndodh e pabesueshmja, që një shtet armik të hedhë bomba bërthamore mbi Britaninë duke e shkatërruar plotësisht, rrjedhimisht nëndetëset, shpresa e fundit për hakmarrje, do humbasin kontaktin me tokën. Atëherë do të hapen letrat me urdhrat për veprim.

Një prej testeve për t’u lidhur me tokën dhe për të verifikuar nëse qeveria britanike funksionon ende është kontrolli nëse “BBC Radio 4” vijon transmetimin.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012594938278198
array(1) { ["section"]=> string(98) "theresa-may-vendos-se-cfare-do-bejne-nendeteset-nukleare-ne-rast-te-luftes-se-trete-boterore-46605" }