Natën e mbrëmshme, Efektivët e Policisë së Vlorës kanë bërë të mundur rrethimin dhe kapjen në banesën e tij, në fshatin Mifol, të një personi në kërkim për veprën penale "Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim", të një shtetasi shqiptar në Greqi, 7 vite më parë.
Në prangat e policisë ka rënë shtetasi S.Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Mifol-Vlorë, dhe ndaj tij gjykata kishte dhënë masën sigurisë "Arrest në Burg".
“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, për goditjen e veprave të rënda penale, Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi, i cili në vitin 2008-të, ka kryer një akt-kriminal, duke vrarë me mjet mprehës (thikë) shokun e tij, shtetasin: A.Dh., me banim në Lapardha të Vlorës, ngjarje e cila ka ndodhur në kryeqytetin e shtetit grek, Athinë”, thuhet në njoftimin e policisë.