Dy ditë pasi thyu një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, në tenativë për ta grabitur ka rënë në prangat e policisë autori, i cili ishte shpallur në kërkim.
Dje u arrestua shtetasi Nazmi Çaka, 21 vjeç, banues me qera në Tiranë, i dënuar më parë për tentativë vjedhje, pasi ky shtetas është i dyshuar si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 06.03.2017, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ku ka tentuar të vjedhë një bankë të nivelit të dytë.
Pas rënies së alarmit të bankës, policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe identifikoi autorin, por nuk e bëri publik menjëherë identitetin e tij për arsye hetimi.