Theu masën 'arrest shtëpie' dhe rrahu shoferin e urbanit, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:49 21-09-2019 Theu masën 'arrest shtëpie' dhe rrahu shoferin e urbanit, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Një 23-vjeçar i dënuar me "arrest shtëpie" ka thyer masën e sigurisë dhe është zënë me shoferin e një urbani në Tiranë.

Blutë bëjnë me dije se i riu ka goditur me mjete të forta në pjesën e fytyrës shoferin e autobusit me pretekstin se nuk ecte shpejt.Të pranishmit kanë njoftuar menjëherë policinë dhe kjo e fundit e ka arrestuar në flagrancë.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A. K., i cili njihet si një person me precedentë të mëparshëm penalë.

Gjithashtu policia ka arrestuar edhe shtetasin F. Z., banues në Tiranë. Ky person është shpallur në kerkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale "Përndjekje".

Tiranë/ Njoftimi i policisë:

Thyen masën e sigurisë "Arrest shtëpie" dhe më pas konfliktohet për motive të dobëta me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta, vihet në pranga nga Policia 23-vjeçari.

Në pranga dhe një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale "Përndjekje".

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, arrestuan në flagrancë shtetasin:A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë  (me precedentë të mëparshëm penal).

Shtetasi i mësipërm ka thyer masën e sigurisë "Arrest shtëpie" duke dalë nga shtëpia dhe më pas është konfliktuar për motive të dobëta (pse autobuzi nuk ecte shpejt), me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta në pjesën e fytyrës. Pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2. u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: F. Z., banues në Tiranë. Ky shtetas është person i shpallur në kerkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale "Përndjekje".

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02979302406311
array(1) { ["section"]=> string(93) "theu-masen-arrest-shtepie-dhe-rrahu-shoferin-e-urbanit-arrestohet-23-vjecari-ne-tirane-179233" }