Theu masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për të përndjekur një të mitur, arrestohet 21-vjeçari në Krujë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:37 30-10-2020 Theu masën e sigurisë

Një 21 vjeçar në Krujë është arrestuar pasi akuzohet se ka përndjekur një të mitur.

Sipas njoftimit nga policia, në pranga ka rënë 21-vjeçari me iniciale S.D., pasi akuzohet se ka përndjekur një 15 vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.

Të riut i ishte caktuar masa e sigurisë "Arrest në shtëpi", por e ka shkelur këtë masë për të përndjekur 15 vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 21 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ishte me masën “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Arrestimi i tij u bë pasi ka shkelur masën e sigurisë dhe në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 15 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Oganizatë kriminale dhe vrasje me paramendim, OFL-ja i çon formularët dy të dënuarve në Peshkopi dhe Korçë (EMRAT)
Shqipëria mes 10 shteteve me internetin më të shpejtë në celular »
Article Logic
Execution time: 0.0095608234405518
array(1) { ["section"]=> string(107) "theu-masen-e-sigurise-arrest-ne-shtepi-per-te-perndjekur-nje-te-mitur-arrestohet-21-vjecari-ne-kruje-225783" }