Theu masën e sigurisë, arrestohet 30-vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 11:13 13-06-2019 Theu masën e sigurisë, arrestohet 30-vjeçari Ilustruese

Policia e Sarandës ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, për të cilin kishte vendosur për të masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Sipas policisë ndonëse me këtë masë sigurie 30-vjeçari E. A., ka dalë nga banesa, ndërsa u arrestua përsëri.

Njoftimi i policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. A., 30 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Shtetasi E. A, ishte larguar nga vendi i qëndrimit (banesa) në lagjen nr.3 Sarandë dhe është kapur nga shërbimet e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12816190719604
array(1) { ["section"]=> string(50) "theu-masen-e-sigurise-arrestohet-30-vjecari-168049" }