Theu xhamat e Prokurorisë Tiranë dhe dhunoi punonjësin, arrestohet 39-vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 21:00 03-08-2020 Theu xhamat e Prokurorisë Tiranë dhe dhunoi punonjësin, arrestohet 39-vjeçari Xhamat e thyer

Policia e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e personit që theu me gurë xhamat e Prokurorisë së Tiranës paraditen e sotme.

Ai gjithashtu dhunoi edhe punonjësin 62-vjeçar, me detyrë sekretar për pritjen e qytetarëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës” të shtetasit K.SH.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e sotme rreth orës 11:40 në ambientet e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka thyer xhamat e këtij institucioni dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni me detyrë sekretar për pritjen e qytetarëve shtetasin K.M., 62 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011039018630981
array(1) { ["section"]=> string(83) "theu-xhamat-e-prokurorise-tirane-dhe-dhunoi-punonjesin-arrestohet-39-vjecari-215977" }