Policia e Delvinës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, i cili akuzohet si autori i cili theu xhamat e lokalit që po përgatitej si zyrë elektorale e Partisë Socialiste.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi:
- Orest Ziflaj, 26 vjeç, banues në Delvinë.
Sipas policisë më datë 12.03.2017, rreth orës 01:30, në lagjen "Sinan Ballaci" Delvinë, një person ka dëmtuar me mjete të forta "gurë", lokalin e shtetasit P.Gj., 62 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke dëmtuar kështu xhamat e këtij lokali.
Pas hetimeve të Policisë, u bë e mundur identifikimi i autorit dhe kapja e shtetasit O.Zilfaj, ditën e sotme pranë një lokali në lagjen "Sinan Ballaci" Delvinë, për kryerjen e veprës penale "Shkatërrimi i pronës".
Po punohet për zbulimin e autorëve të tjerë bashkëpunëtorë që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje.