Thirret nga Prokuroria Speciale anëtari i Vetëvendosjes pas zgjedhjeve në Kosovë

Publikuar tek: rajon, më 13:15 19-10-2019 Thirret nga Prokuroria Speciale anëtari i Vetëvendosjes pas zgjedhjeve në Kosovë Prokuroria Speciale e Kosovës

Kandidati për deputet i Vetëvendosjes Gani Krasniqi ka pranuar ftesën e Prokurorisë Speciale për të dhënë informacione për disa ngjarje të kohës së konfliktit të fundit ushtarkak midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai shprehet se e ndien për nder të mbrojë edhe para drejtësisë luftën për liri të popullit të Kosovës.

‘’Për hir të informimit të opinionit publik, njoftoj se pardje, datë 17 tetor 2019, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, kam pranuar ftesë, që me datë 11 dhe 12 nëntor 2019, në ora 9.00 të paraqitem pran kësaj zyre, për të dhënë, prova, infomacione, dëshmi... siç thuhet në këtë ftesë.

Provat, dëshmitë..., motivohen me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse përkufizimi i datave është: 1 janar 1998 - 31 dhjetor 2000!

Për t'u përgjigjur pozitivisht, më obligon një pjesë e deputetëve të papërgjegjshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët votuan këtë gjykatë.

Natyrisht, ashtu siç e ndjej për nder, që isha pjesë UÇK‐së, së Lavdishme, ashtu do të dëshmoj për Luftën e drejtë të saj’’, shkruan Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Krasniqi ka ndihmuar në ngritjen e njësive luftarake të UÇK-së në Malishevë. Ai ka shërbyer dhe si kryetar i kësaj komune, ndërsa ka qenë prej kohësh anëtar i PDK-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040686130523682
array(1) { ["section"]=> string(87) "thirret-nga-prokuroria-speciale-anetari-i-vetevendosjes-pas-zgjedhjeve-ne-kosove-182688" }