Gazetari Blendi Fevziu i është bashkuar komenteve dhe reagimeve të personazheve të njohura lidhur me ngjarjen e rëndë të vrasjes së dy turistëve çekë mbrëmjen e kaluar. Fevziu i kërkon shtetit të veprojë sa më shpejt ndërsa konstaton se nga kjo ngjarje jemi turpëruar të gjithë.
“Ky çift të rinjsh çekë erdhën të vizitojnë bukurinë e alpeve shqiptare dhe të provojnë mikpritjen tonë. I vranë dhe i masakruan me gjasë për ti grabitur. Dy jetë që besuan në turizmin shqiptar nuk janë më. Ndërsa vrasësi ose vrasesit ende levizin të lirë. U prehshin në paqe të rinjte që e deshën Shqipërinë e mos gjetshin qetesinë kriminelët. Shteti duhet të veprojë shpejt sepse sot jemi vrarë të gjithë nga pak. Dhe jemi turpëruar të gjithë shumë”, thotë gazetari në komentin e tij.