Thirrja e deputetit të PD: Të armatoset populli! Erzen Breçani e mbështet: Çdo person të marrë armë, e ka të drejtë

Publikuar tek: politike, më 21:55 28-03-2018 Thirrja e deputetit të PD: Të armatoset populli! Erzen Breçani e mbështet: Çdo person të marrë armë, e ka të drejtë

Nisur nga grabitjet e fundit, rreth 500 në dy muajt e fundit në të gjithë vendin, ish-deputeti i PD, Asllan Dogjani deklaroi në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv nga Denis Minga, se populli duhet që të armatoset për të përballuar situatën, që sipas tij ka dalë jashtë kontrollit. Dogjani thotë se derisa shteti nuk të mbron dot, qytetari duhet të mbrohet vetë duke u armatosur.

“Kush ka mundësi e blen një armë, që shkon 1 mijë deri në 2 mijë euro, por shumica nuk kanë mundësi. Ligji ka kaluar. Për mendimin tim duke parë pafuqinë e shtetit, që sot krimi ka dalë jashtë kontrollit dhe je i pasigurt, situata është kaq e rëndë dhe policia nuk është në gjendje, për mendimin tim duhet ta mbajnë qytetarët një armë në shtëpi, që të mbrohen. Por kjo prapë nuk e zgjidh, nuk parandalon kriminalitetin në rrugë, apo vjedhjen e bankave”, tha ai.

Edhe Erzen Breçani, ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës është i të njëjtit mendim, që populli duhet që të armatoset.

“Për mendimin tim, populli duhet të armatoset. Ligjin e kam pasur parë edhe para se të kalonte, nuk ka kaluar sikur ka qenë. Ka të drejtë që të marrë armë cdo person, por ka disa kushte; merret informacion nga policia, që i plotëson kushtet, nëse ka pasur probleme, kurrë nuk merr armë kontingjenti i krimit. Por është hequr një pjesë e ligjit, që cdo punonjës i policisë edhe kur del në pension duhet të mbajë armën”, tha ai.

Ndërsa ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit'hat Havari nuk e shikon si zgjidhje armatosjen.

“Nuk mendoj që populli është i përgatitur që të mbajë armë në shtëpi. Nuk është Shqipëria në ato kondita, ata që kanë mundësi, ndoshta këta biznesmenët. Unë mendoj që nuk është i përgatitur populli” deklaroi ai.

Kujtojmë që dy vite më parë e njëjta thirrje për armatosjen e popullit u bë nga ish-kryeministri Sali Berisha në foltoren e Kuvendit. Asokohe Berisha duke akuzuar qeverinë Rama si “organizatë kriminale” u shpreh se “Unë kam një kërkesë sot për shqiptarët, u bëj thirrje për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju bëj thirrje të armatosen”. Thirrja e ish-kryeministrit Berisha ngjalli debat të fortë dhe reagime brenda dhe jashtë vendit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pranoi se kokaina u kap në bashkëpunim, reagon Rama: Nuk e lexova versionin gjerman
“Frika nga Vettingu”, dorëhiqet edhe VËLLAI i Lulzim Bashës »
Article Logic
Execution time: 0.01282811164856
array(1) { ["section"]=> string(118) "thirrja-e-deputetit-te-pd-te-armatoset-populli-erzen-brecani-e-mbeshtet-cdo-person-te-marre-arme-e-ka-te-drejte-114866" }