‘Thirrja e fundit’ kundër Brexit, qindra njerëz ‘pushtojnë’ rrugët e Londrës

Publikuar tek: bota, më 15:15 19-10-2019 ‘Thirrja e fundit’ kundër Brexit, qindra njerëz ‘pushtojnë’ rrugët e Londrës

Qindra njerëz janë mbledhur në rrugët e Londrës qëndrore, për të bërë një “thirrje të fundit” rreth votimit për marrëveshjen e re të Brexit nga Boris Johnson.

Organizatorët e fushatës së “Votave të njeriut”, thonë se duhet të sigurohen që Mbretëria e bashkuar është e gatshme të largohet nga Bashkimi Europian nën kushtet e negociuara nga presidenti Johnson.

Protestuesit do t’i drejtohen Westminister, teksa deputetët do të diskutojnë rreth marrëveshjes së re në Common.

Marshimi, i cili filloi në mesditë, nisi në Park Lane dhe do të përfundojë pranë sheshit të Parlamentit.

‘Një grup protestuesish u panë teksa shëtisnin në rrugë me një statujë të Dominic Cummings, i cili e përdorte Johnson si një marionetë’, raporton BBC.

Me mbishkrimin “Demonic Cummings”, të shkruajtur në ballin e tij, statuja shihet e veshur me një uniformë nazste, duke përfshirë një shirit në krahë që lexon “Get Brexit Done”, dhe me mustaqe si Union Jack. 

Ndërkohë, këtë mëngjes janë dhuruar rreth 500,000 paund për të mbështetur protestën, ndërsa politikanët ndër-partiak, po bëjnë thirrje që njerëzit t’i bashkohen protestës. 

Gjithashtu organizatorët e fushatës, kanë kërkuar që protestuesit të shkruajnë një letër drejtuar Boris Johnson, lidërve të BE-së, deputetëve dhe eurodeputetëve, duke u kërkuar atyre t’i lejojnë "mundësinë për të parë nëse duan t’i vazhdojnë procedurat me Brexit”.

Në një email për mbështetësit këtë mëngjes, sekretari i Shadow Brexit Sir Keir Starmer tha se letra "u kërkon atyre të nderojnë vlerat tona të përbashkëta demokratike, u kërkon atyre të mos largohen prej nesh dhe të na mohojnë mundësinë për një thirrje përfundimtar.

Ndërkohë, mbështetësit e Brexit do të dalin në rrugët e Mançester-it të shtunën.

"Marshimi për demokraci" do të zhvillohet në afërsi të Katedrales së Mançesterit, të organizuar nga “Leaveers of Greater Manchester”.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012959003448486
array(1) { ["section"]=> string(78) "thirrja-e-fundit-kunder-brexit-qindra-njerez-pushtojne-rruget-e-londres-182698" }