Thirrja e fundit për marrëveshjen për Klimën, por Kina e India refuzojnë diktatin

Publikuar tek: bota, më 11:52 01-12-2015 Thirrja e fundit për marrëveshjen për Klimën, por Kina e India refuzojnë diktatin Foto familjare e krereve te shteteve qe marrin pjese ne konferencen per ndryshimet klimaterike ne Paris

Mesazhin më direct si zakonisht e ka dhënë Papa Francesko nga avioni që e transportonte nga nga Afrika. “Jo më tani. Jemi në limitet e vetëvrasjes për të thënë një fjalë të fortë. Jam i sigurt se edhe ata që janë në Paris e kanë këtë ndjeshmëri dhe duan të bëjnë diçka. Shpresoj të jetë kështu dhe do të lutem për këtë”. 

Konferenca do të ketë në dispozicion 12 ditë për të gjetur një zgjidhje apo për të dështuar si Kopengageni 2009. Dje ishte dita e krerëve të shteteve për të dhënë mesazhet e tyre.

“Erdha vetë personalisht si përfaqësues i ekonomisë së parë botërore, tha Barack Obama për të treguar se – ne SHBA, jo vetëm njohim rolin që kemi për krijimin e këtij problem, por marrim edhe përgjegjësitë për të bërë dicka konkrete. Duhet të kemi fuqinë për të ndryshuar të ardhmen”.

Problemi është sesi do të ndodhë kjo. Obama e ka të qartë se nuk e ka mazhorancën në kongres dhe në senat dhe e di shumë mirë se republikanët nuk do të votojnë asnjëherë një Kioto bis. Kështu për amerikanët dhe vendet në zhvillim – Kina dhe India qëndron mënyra për tu përqëndruar te objektivi i një ngrohjeje globale inferior për të medhenjtë dhe ajo e impenjimeve vullnetare. Dhe janë vizione që nuk përputhen kollaj.

“Në lojë – tha presidenti Francois Hollande, - është jeta në tokën e së ardhmes. Për këtë nuk duhen vënë masa përkatëse, por duhet një mekanizëm kontrolli mbi impenjimet që ndërmerr gjithkush dhe me verifikimet përkatëse”.

“Duhen objektiva ambicioze, të drejtë dhe fitues” shtoi kancelarja gjermane Angela Merkel. “Akordi, - nënvizoi kryeministri Italian Mateo Renzi, - duhet të jetë sa më i mundshëm ndryshe do të jetë një marrëveshje e shkruar në rërë”.

Si për çudi, atyre iu bashkangjit edhe presidenti rus Vladimir Putin që kërkoi një “marrëveshje globale, efikase, e ekuilibruar dhe juridikisht të arrihet që limitet të jenë në 2 gradë të ngrohjes globale”.

Por thelbësor ishin dy vendet në zhvillim që nuk ishin në marrëveshjen e Kiotos.  Kina dhe India. “Impenjohemi për të marrë pjesë në marrëveshjen për ndryshimet klimaterike, konfirmoi presidenti Kinez Xi Jinping, por duhet të kujtohemi që COP2 është një pikënisje për një qeverisje globale të ndryshimeve klimaterike. Pra dua të them të mos fluturojmë shumë. Dhe vendet e zhvilluara, shtoi ai, duhet të mbajnë vendimin e 100 miliardëve në vit për vendet më të varfra”. E thënë troç kuptohet se: duam trajtime të diferencuara. “Kemi nevojë për energjinë fosile, shtoi indiani Narendra Mondi, - që do të na bëjë më të pastër. Por kombet e pasura nuk mund të imponojnë fundin e përdorimit të saj. Dhe pikërisht këtu është thelbi i diskutimit dhe debatit. Dhe kjo është edhe sfida e Parisit. Për të gjetur mënyrat dhe burimet për të dizenjuar një të ardhme të ndryshme me më pak karbon dhe naftë dhe më shumë oksigjen. Dhe të gjesh një marrëveshje të denjë për këtë gjë, është e vështirë.

(marrë nga Quotidiano Nazionale)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013714075088501
array(1) { ["section"]=> string(86) "thirrja-e-fundit-per-marreveshjen-per-klimen-por-kina-e-india-refuzojne-diktatin-26682" }