Thirrja në PROKURORI, Shkëlzen BERISHA “humb” qetësinë: Po më kërkon “prokurori i SURRELIT”

Publikuar tek: politike, më 16:46 25-01-2018 Thirrja në PROKURORI, Shkëlzen BERISHA “humb” qetësinë: Po më kërkon “prokurori i SURRELIT”

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar pas fletëthirrjes së Prokurorisë  për t’u pyetur për çështjen “CEZ”.

Berisha e cilëson këtë një sulm politik ndërsa e quan fletëthirrjen “flluskë-thirrje” me të cilën sipas tij, kryeministri Rama shpreson të mbulojë 650 milionë euro të vjedhura nga “divorci i mjaltit me CEZ”.

REAGIMI I PLOTË I SHKËLZEN BERISHËS:

Nje pergjigje per flluske-thirrjen e kryeprokurorit te narko-shtetit

Ndonese deshtoi me turp per t’I ofruar publikut qofte dhe nje fakt te vetem qe me lidh mua, aktivitetin tim, kontaktet ose te ardhurat e mia me privatizimin e OSSH. Edi Rama, kryegjykatesi dhe kryeprokurori I ri I Shqiperise, me dergoi sot nje flluske-thirrje PUBLIKE “ne cilesine e personit qe deklaron ne rrethana te dobishme”ne baze te kallezimit te bere po vete nga ai, permes parlamentit . Me kete flluske-thirrje Rama shpreson te mbuloje 650 milione euro qe sipas KLSH ka vjedhur nga parate e shqiptareve gjate divorcit te “mjaltit” me CEZ.

Kjo flluske-thirrje e kryprokurorit te Surrelit vjen si pergjigje ndaj dy padive penale qe une kam ngritur per shpifje ndaj “Tualetit” dhe “Urithit” te tij dhe sigurisht pas skandaleve te trafikut te droges qe kane perfshire ministra dhe familjare te tij.

Eshte e qarte qe prokurori de fakto I rilindjes Edi Rama, po e perdor drejtesine jo thjesht si pushke ndaj kundershtareve politike, por me shume si bombe tymuese per te shpendare vemendjen ndaj krimeve te narkoshtetit dhe ndaj pakenaqesise popullore qe po I afrohet cdo dite e me shume deres se kryeministrise.

Por sado te perpiqet t'i mbuloje me sulme politike si gjethe fiku, nuk ka prokur, gjykates, apo flluske-thirrje, qe do ta shpetoje nga drejtesia kryegjykatesin dhe kryeprokurorin e narkoshtetit per vjedhjen e 650 milione eurove. Per pallatet pa fature dhe bankat e kthyera ne lavatrice parash te pista nga “nusja” e shtepise. Si dhe per milionat dhe diamantet e perfituara nga trafiku i droges te drejtuar permes ministrit dhe vellait te tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010103940963745
array(1) { ["section"]=> string(92) "thirrja-ne-prokurori-shkelzen-berisha-humb-qetesine-po-me-kerkon-prokurori-i-surrelit-107906" }