Thirrja urgjente e babait shqiptar në SHBA: Shikoni ç’ka bërë im bir, ju lutem në ndihmoni (FOTOT SHOKUESE)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:29 22-01-2018 Thirrja urgjente e babait shqiptar në SHBA: Shikoni ç’ka bërë im bir, ju lutem në ndihmoni (FOTOT SHOKUESE)

Everest Haxhi, është një baba shqiptar me banim në SHBA dhe ka nevojë urgjente për ndihmë, shkruan newsbomb.al.

Djali i Everestit, Dejan Haxhi është autik dhe në një moment krize ka bërë gjithë këtë që shikoni në këto foto.

Babai kërkon ndihmën e specializuar të autoriteteve diuke theksuar se gjithkush që i shikon këto foto e kupton se shtëpia nuk është vendi ku mund të kryhen terapitë për djalin e tij sikurse pretendojnë autoritetet vendase, raporton newsbomb.al.

“Jemi të dëshpëruar dhe mes lotësh po kërkojmë ndihmë për djalin tonë autik, Dejanin. Ne po kërkojmë një program rezidencial ku ai të jetë i sigurtë dhe nën kujdesin e një skuadre profesionistësh.

Fototgrafitë janë bërë brenda shtëpisë tonë, ku jeton Dejan dhe gjatë një momenti krize ai shkatërroi muret. Është vetëm 14 vjeç dhe është bërë shumë i vështirë trajtimi në shtëpi. Ne kemi edhe dy vajza të vogla të cilat po vuajnë bashkë me ne duke e parë Dejanin në dhembje.

Të gjitha organizatat, sidomos MORC, nuk kanë ofruar ndonjë shërbim për të dhe shërbimet e vogla që ofrojnë nuk kanë qenë të vazhdueshme sepse të gjithë teknikët kalojnë kohë të vështirë me Dejanin dhe heqin dorë shpejt. Policia është pothuajse çdo javë në shtëpinë tonë sepse Dejani vrapon dhe refuzon të kthehet në shtëpi.

Së fundmi kur kërkuam një program specifik për të, MORC na dërgoi një letër duke na thënë se ata na kanë ofruar shërbime por ne i kemi refuzuar këto shërbime. Ata thonë se ne e kemi refuzuar terapinë ABA në shtëpi dhe kemi refuzuar transportimin e Dejanit në një Qendër për trajtim.

Gjithkush që i sheh këto fotografi menjëherë e kupton se shtëpia nuk është një mjedis ku duhet të kryhet terapi dhe duke pasur parasysh statusin e tij është shumë e vështirë ta nxjerrim Dejan pa një transport të veçantë. Ishte një letër shumë ofenduese nga MORC që thotë se ne jemi dorëzuar dhe nuk duam shërbime për Dejan.

Ne jemi të dëshpëruar për ndihmë. Familja jonë po merret me këtë sfidë çdo ditë dhe kemi frikë për sigurinë e djalit tonë. Ju lutemi ndihmoni Dejanin!”, shkruan babai i Dejanit. / newsbomb.al

f2_copy.jpg

f3_copy_copy.jpg

f4_copy_copy.jpg

f7_copy.jpg

f5_copy_copy.jpg

f6_copy_copy.jpg

f.jpg

f2.jpg

f3.jpg

f4.jpg

f7.jpgf5.jpg

f6.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama interpelancë me punonjësit e rafinerisë së Ballshit, naftëtarët i'a numërojnë një më një problemet kryeministrit
Vrasja e planifikuar, zbulohet sherri i Aldisonit një javë më parë me kushërinjtë e Arielës: Me këta plumba do vras atë dhe veten »
Article Logic
Execution time: 0.02429986000061
array(1) { ["section"]=> string(110) "thirrja-urgjente-e-babait-shqiptar-ne-shba-shikoni-c-ka-bere-im-bir-ju-lutem-ne-ndihmoni-fotot-shokuese-107470" }