Thirrjet për vëllavrasje dhe luftë civile në 30 Qershor, shoqërohet në polici ish-kreu i PD në Elbasan

Publikuar tek: aktualitet, më 14:16 25-06-2019 Thirrjet për vëllavrasje dhe luftë civile në 30 Qershor, shoqërohet në polici ish-kreu i PD në Elbasan

Shoqërohet në polici ish-kreu i PD-së në Elbasan dhe ish-deputeti Aurel Bylykbashi.

Mësohet se policia e ka shoqëruar pak momente më parë dhe po merret në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Shkak për këtë janë bërë thirrjet e tij për vëllavrasje dhe luftë civile në mbledhjen e ‘Aleancës Qytetare’.

Gjatë fjalës së mbajtur, Bylykbashi u shpreh i gatshëm për luftë civile e vëllavrasje më 30 qershor, teksa tha se nuk do kthehen mbrapsh dhe do e mbrojmë lirinë me trupat e tyre.

‘Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë!! Patjetër qe le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapsh nga rruga jonë dhe nuk do të bëjmë gabimin që bënë gjyshërit tanë në 1944!! Dhe të ngelemi peng dhe për 50 vjet të tjera. Historia, historianët le të shkruajne më mbrapa, kishin të drejtë këta apo kishin të drejte ata.. Ne do të merremi me ngjarjen’, tha ndër të tjera ish-deputeti demokrat.

LEXO EDHE: SHOKON ISH-KREU I PD ELBASAN, THIRRJE PËR VËLLAVRASJE DHE LUFTË CIVILE: NE NUK KTHEHEMI MBRAPSH, DO E MBROJMË LIRINË ME TRUPAT TANË… (VIDEO)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071320533752441
array(1) { ["section"]=> string(108) "thirrjet-per-vellavrasje-dhe-lufte-civile-ne-30-qershor-shoqerohet-ne-polici-ish-kreu-i-pd-ne-elbasan-169693" }