Thirrjet ‘Rama Ik’ nuk i mungojnë magjisë së derbit kryeqytetas, këtë radhë nga tifozët e Tiranës në ‘Air Albania’ (Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:29 13-12-2019 Thirrjet ‘Rama Ik’ nuk i mungojnë magjisë së derbit kryeqytetas, këtë radhë nga tifozët e Tiranës në ‘Air Albania’ (Foto) Disa prej tifozeve me bluzat 'Rama ik'

Ditën e sotme në stadiumin “Air Albania” u luajt derbi i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës, i cili përfundoi me rezultatin 1-2 për bardheblutë. Një ndeshje tepër emocionuese edhe për faktin që luhej për herë të parë në stadiumin e ri “Air Albania”.

Tifozët e të dyja ekipeve dhuruan spektakël në tribuna, duke i dhënë sfidës një “aromë” europiane. Në ndeshjen e sotme përveç banderolave dhe thirrjeve pro Kosovës dhe një solidarizimi prej të gjithë të pranishmëve mbi tërmetin që preku Shqipërinë, u vu re dhe një detaj lidhur me politikën.

Ashtu si dhe në sfidën Shqipëri Francë në “Air Albania” ku pati thirrje “Rama ik”, këtë herë tifozët e organizuar kishin veshur bluza të cilat formonin pikërisht shprehjen kundër kryeministrit. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm vetë në stadium, por aty nuk mungoi zv.kryeministri Braçe, i cili është tifoz i ekipit të Partizanit.

ramaik.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025552034378052
array(1) { ["section"]=> string(121) "thirrjet-rama-ik-nuk-i-mungojne-magjise-se-derbit-kryeqytetas-kete-radhe-nga-tifozet-e-tiranes-ne-air-albania-foto-189339" }