'Thuaj që vdiq nga korona se do paguhesh 3 mijë lekë të vjetra', gazetari i lexon Piperos mesazhin e qytetares, si reagon mjeku

Publikuar tek: aktualitet, më 08:15 08-08-2020 'Thuaj që vdiq nga korona se do paguhesh 3 mijë lekë të vjetra', gazetari i lexon Piperos mesazhin e qytetares, si reagon mjeku Mjeku Pellumb Pipero

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur për situatën e krijuar nga ëprhapja e koronavirusit në vendin tonë.

I ftuar në Abc News, gazetari i lexoi atij një mesazh që i kishte mbërritur nga një qytetare, e cila shkruante se po detyrohen familjarët e viktimave që të thonë se i afërmi i tyre ka vdekur nga koronavirusi.

Sipas saj, një familjeje nga fshati i saj që i kishte vdekur i afërmi, i është thënë se do ta paguanin 3 mijë lekë të vjetra nëse deklaronte se i ndjeri kishte humbur jetën ëpr shkak të COVID-19.

Lidhur me këtë, Pipero u shpreh se nuk ka mundësi të ndodhë, pasi duhet letër konfirmuese nga mjeku infeksionit që e ka ndjekur.

“Nuk mund të ndodhë pavarësisht se çfarë thonë. Pa një letër konfirmuese nga mjeku që është Covid nuk ka shanse të ndodhë kjo gjë. Nuk duhet ta besojmë”, u shpreh Pipero.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010946035385132
array(1) { ["section"]=> string(130) "thuaj-qe-vdiq-nga-korona-se-do-paguhesh-3-mije-leke-te-vjetra-gazetari-i-lexon-piperos-mesazhin-e-qytetares-si-reagon-mjeku-216459" }