"Thumb" për Ramën? Albin Kurti: Faleminderit ju që më uruat !

Publikuar tek: politike, më 13:39 23-10-2019

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti pasi ka marrë veten pas fitores dhe ka marrë përsipër angazhimet e tij si numri një i vendit, ka publikuar në rrjete sociale mesazhet e urimit për postin e rëndësishëm.

Mes shumë letrave na zë syri  kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ish-presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç, kryeministrin e Bosnjë e Hercegovinës, kreun e Kuvendit të Shqipërisë, por jo kryeministrin “vëlla” të Kosovës, Edi Ramën.

Gjatë dy javëve të fundit pranova shumë telefonata, mesazhe e letra urimi për rezultatin dhe suksesin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 6 tetorit. Nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, Kryetari i Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, z. Željko Komšić, Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, z. Genc Nimanbegu, ish Presidenti i Kroacisë, z. Stjepan Mesić, e shumë të tjerë. Me bashkëpunim të ngushtë me partnerët fqinjë e miq tonë, do të jemi një hap përpara zhvillimit e integrimit tonë. U jam mirënjohës të gjithëve për urimet, përgëzimet dhe gatishmërinë e shprehur për mbështetje”, shkruan Kurti.

Mos ndoshta renditja e emrave në statusin e kreut të ri të qeverisë së Kosovës është një “thumb” drejtuar kryeministrit Rama?

Megjithatë, Rama e uroi Kosoven për zgjedhjet dhe Kurtin për fitoren me një postim në Twitter.

al.jpg

 

 

al2.jpg

al3.jpg

 

al4.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023327112197876
array(1) { ["section"]=> string(62) "thumb-per-ramen-albin-kurti-faleminderit-ju-qe-me-uruat-183184" }