Thumbon Arbana Osmanin? Renato Mekolli për librin e ri të moderatores: Kush e ka bërë këtë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:03 18-11-2019 Thumbon Arbana Osmanin? Renato Mekolli për librin e ri të moderatores: Kush e ka bërë këtë

Shefi i kuzhinës Renato Mekolli ka qenë një ndër personazhet publikë që ka prezantuar librin e tij me receta gatimesh në Panairin e Librit.

Mirëpo gazetari i “Thumb On”, Renaldo Sharka ka dashur të provokojë Renaton duke bërë sikur ngatërron emrin e librit të tij dhe duket se ia ka arritur.

“Libri juaj ‘Receta për 5 minuta’ mua më ka pëlqyer shumë”, i tha gazetari, teksa përmend emrin e librit të Arbana Osmanit.

“Recetë për 5 minuta? Nuk ka libër që të bëhen receta për 5 minuta. Është e pamundur. Unë kam nxjerrë ‘Sekretet e shijes’ dhe ’50 shijet e pastave”, ia ktheu Renato disi i habitur, ndërsa Ronaldo vazhdoi sërish “lojën”.

“Nuk e keni bërë ju ‘Receta për 5 minuta”?, pyeti ai.

“Kush e ka bërë këtë? Nuk e di. 5 minuta? Unë sa futem në kuzhinë dua 1 orë”, u përgjigj Renato duke qeshur.

Ky është marrë nga shumë ndjekës si thumbim për moderatorëen Arbana Osmanin, e cila sapo ka nxjerrë në treg librin e saj të ri.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024945974349976
array(1) { ["section"]=> string(95) "thumbon-arbana-osmanin-renato-mekolli-per-librin-e-ri-te-moderatores-kush-e-ka-bere-kete-186312" }