'Thyej kartën e telefonit', si u zbulua grupi i tritolit në Elbasan

Publikuar tek: aktualitet, më 08:58 28-02-2018 'Thyej kartën e telefonit', si u zbulua grupi i tritolit në Elbasan

Grupi i tritolit i kapur pak ditë më parë në Elbasan, ka rënë në kurthin e agjentëve të policisë të paktën në dy raste, ku kundrejt shumave prej 200 mijë lekë të vjetra dhe 400 mijë lekë,kanë shitur tek agjentët e infiltruar tritol dhe një sasi droge.

Agjentët të autorizuar nga policia, kanë rënë në gjurmët e grupit të përbërë nga Geraldo Yzeillari, Kristi Maxhari, Kristian Petani, Edmond Abazi, Gramoz Kokla Erges Lipo. Nga ana e agjentëve të autorizuar të njësisë operacionale Tiranë me datë 14 korrik 2017 janë kryer veprime në bazë të autorizimit të lëshuar.

Mbi bazë të autorizimit të lëshuar me datë 22 shtator 2017 për kryerjen e veprimeve simuluese dhe përgjimin ambjental në vende publike me datë 7 tetor 2017 nga ana e agjentëve të policisë të autorizuar dhe personit të infiltruar është arritur që të blihet një sasi lënde narkotike në shumën prej 40.000 lekë. Nga raportet e vëzhgimit dhe procesverbalet e përgjimit rezulton se këtë sasi lënde narkotike agjentëve të policisë ia shesin Geraldo Yzerllari dhe Egdi Hysenllari.

Pas sekuestrimit të kësaj sasie lënda narkotike rezultoi se ajo ka një peshë prej 957 gramë. Në bazë të aktit të ekspertimit kimik rezulton se lënda narkotike e blerë shtetasve të mësipërm është lëndë narkotike e llojit kanabis sativa e tipit L. Me datë 8 tetor 2017 mbi bazë të vendimit të lejimit të përgjimit miratuar nga Gjykata janë vënë në përgjim disa numra telefonik, të cilët përdoreshin nga shtetasi Egdi Hysenllari si dhe është lejuar përgjimi i numrve telefonik të cilët përdoreshin nga person i infiltruar dhe agjenti në mbulim.

Oferta për drogë dhe sasi hashashi

Mbi bazë të autorizimit të datës 9 tetor 2017 për kryerjen e veprimeve simuluese dhe përgjimin ambjental në vende publike me ndërmjetsimin e shtetasit nën hetim Egdi Hysenallari është realizuar me datë 24 tetor 2017 një takim mes agjentit nën mbulim dhe personit nën hetim Geraldo Yzeillari.

Në këtë takim të bërë mes tyre, rezultoi se nga ana e shtetasit Geraldo Yzeillari premtohet për ti shitur agjentit një sasi më e madhe lënde narkotike dhe një sasi lënde plasëse. Me vendimin e datës 11 teteor 2017 është lejuar pergjimi i një numri i rregjistruar në emrin e shtetasit Orialdo Rusi dhe përdoret nga personi nën hetim Greraldo Yzeillari. Në bazë të autorizimit datë 9 nëntor 2017 dhënë për kryerjen e veprimeve simulues dhe përgjimin ambjental në ambjente publike me datë 18 nëntor 2017 është realizuar një takim mes shtetasit nën hetim Geraldo Yzeillari dhe agjentëve të policisë nën mbulim.

Në këtë takim nga ana e personit nën hetim Geraldo Yzeillari, i është shitur agjentit nën mbulim në shumën prej 20.000 lekë katër copë kallëpë të cilat ngjajnë me lendën ekslozive. Në bazë të raporteve të vëzhgimit dhe pergjimit ambjental në vende publike rezulton se këtë sasi tritoli në vendin e shitjes e ka dërguar shtetasi Erges Lipo i cili nga veprimet e kryera prej rezulton se bashkepunon me Geraldon në shitjen e kësaj sasie lënde eksplozive. Paratë e dhëna nga ana e agjentit të policisë janë marrë nga fondi i percaktuar ne lidhje me keto hetime dhe jane te pasqyruara ne procesverbaet perkatese. Nga ana e policisë gjyqsore i është sekuestruar agjenteve ne mbulim një sasi e lendes dyshuar si eksploziv.

Në bazë të aktit të ekspertimit teknik nr 115 datë 22 nëntor 2017 rezulton se sasia e lëndës së blerë nga ana e agjentëve të plicisë është lëndë eksplozive tritol dhe hyn në kategorinë e lëdeve plasëse me fuqi të mesme. Ato janë të rregullt teknikisht për të realizuar shpërthime me anën e gypit ndezës.

Si dështoi blerja e drogës me 520 euro

Pas kësaj blerje mes agjentit nën mbulim,personit të infiltuar dhe personait nën hetim Geraldo Yzeillari janë kryer disa takime mes tyre pa konkluduar në gjëra konkrete pasi nga ana e Gerldos ishin afruar një sasi e caktuar lënde narkotioke dhe lënde plasëse. Në takimet e kryera mes agjentit nën mbulim, personit të infiltuara dhe shtetasit Geraldo Yzeillari rezulton se nga personi nën hetim në mënyrë të vazhdushme i është premtuar agjentëve gjetja e këtyre lëndëve të ndaluara.

Në raportet e shërbimit të datës 26 janar 2017 rezulton se personi nën hetim Geri, realizon në qytetin e Elbasanit një takim të personave të infiltruar dhe shtetasit Gazmor Kokla. Pas këtij takimi mes këtyre personave është rënë dakort që të shkohet në fshatin Gribë të rrethit të Gramshit dhe atje pasi të shihej lenda narkotike do te blihej malli në shumën prej 520 Euro. Pas disa bisedash të bëra si nëpërmjet telfonave celulare dhe takimeve mes tyre nuk është arritur që të realizohej shitja e kësaj lende narkotike.

Pesë kg hashash

Më datë 7 shkurt 2017 personi nën hetim Geraldo Yzeilari është nisur nga qyteti i Tiranës ku dhe vazhdoin studimet dhe ka shkuar në qytetin e Pogradecit. Në takimet mes tij dhe persoanve të infiltuara si dhe nëpërmjet komunikimeve me telefona celularë rezulton se personi nën hetim Geri kishte lënë me personat e infiltruar takim në këtë qytet. Gjatë kësaj kohe personi nën hetim Geri ka kontaktuar drejtpërdrejtë dhe me anën e telefonit me shtetasin Kristi Maxhari dhe kanë rënë dakort në lidhje me shitjen e një sasie lënde ekspozive. Geri është takuar me shtetasin Kristian Petani i cili përdor një mjet BMË dhe të dy së bashku kanë lëvizur me këtë mjet në aksin rrugor Pogradec-Hudënisht.
Gjatë rrugës këta shtetas janë takuar me agjentët në mbulim dhe pas bisedës mes tyre kanë rënë dakort të takojnë shtetasin Edmond Abazi në fshatin Udënisht me qëllim blerjen e një sasie lënde narkotike. Në fshatin Udënisht agjentët në mbulim së bashku me shtetasin Kristian Petani dhe Geraldo Yzeillari janë takuar me shtetasin Edmond Abazi i cili ka patur një mostër të lëndës narkotike. Pasi kanë rënë dakort në lidhje me blerjen e një sasie prej 3-4 kg lende narkotike agjenti në mbulim ka ndërhyre duke i thëne se lenden do ta blejmë në rrugën në kthim nga Pogradeci për në Tiranë.

Me një rrugë, dy porosi,drogë e tritol

Pasi janë ndarë nga ky shtetas të cilit agjenti i ka marrë mostrën e lëndës narkotike prej 5,5 gramë cannabis sativa. Të gjithë së bashku kanë shkuar në qytetin e Pogradecit. Pasi kanë shkuar në qytetin e Pogradecit personi nën hetim Geraldo Yzeillari së bashku me agjentin kanë shkuar në lagjen “Goricë” ndërsa personi nën hetim Kristian Petani është larguar, duke qëndruar në një vend ku po priste personin nën hetim Gerraldo Yzeillari.

Pas thirrjes me anën e telefonit tek makina në të cilën ndodheshin agjenti i infiltuar dhe personi nën hetim Geraldo Yzeillari ka shkuar shtetasi i arrestuar Kristi Maxhari, i cili me vete mbante një çantë sportive ku brenda saj ndodheshin 78 cope kallëpë lëndë eksplozive të cilat ata do ti shisnin. Në këto moment është ndërhyrë nga ana e forcve të polcisë duke berë arrestimin në flagrancë të shtetasve Geraldo Yzeillari, Kristi Maxhari dhe Kristian Petani. Pas këtij moment është kontaktuar me shtetasin Edmond Abazi me qëllim marrjen e sasisë së lëndës narkotike.

Pas arrestimit të shtetasit Edmond Abazi, i cili ishte në rrugën e fshatit Udenisht është ushtruar kontroll në banesat dhe ambjente ku mendohej se mund të ishte fshehur lënda narkotike.

“Thyej kartën e celularit dhe fshij gjerat“

Gjatë kontrollit të këtyre banesave është gjetur dhe sekuestruar se në kasollen e bagëtive të shtetasit Gazmor Kokla janë gjetur dhe sekuestruar nje armë automatik mod 56 me qyte druri me nr 0106864-90, një armë zjarri pushkë 10 tëshe me nr.21023235 dhe një kuti me 440 fishekë luftarak mod 56.

Gjatë kohës që është kontrolluar baneasa shtetasi Gazmor Kokla ka qenë në qytetin e Elbasanit dhe bazë të përgjimit telefonik të numrit që ai përdorte, është bërë e mundur arrestimi i tij nga ana e forcave të policisë. Nga komunikimi verbal me zyrën e përgjimeve pak përpara arrestimit shtetasi Gazmor Kokla ka biseduar me bashkëshorten e tij, ku i thotë që ti fshehë gjërat me qëllim që policia të mos i gjente, po kështu bshkëshortja e sygjeron që Gazmori të thyej kartën e telefonit veprim të cilin e ka bërë më pas.shqiptarja.com

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapet kamioni me një sasi të madhe kokaine në portin e Durrësit
E bujshme, kapet sasia REKORD e KOKAINËS në portin e Durrës, transportohej me kamion nga Kolumbia »
Article Logic
Execution time: 0.014620780944824
array(1) { ["section"]=> string(71) "thyej-karten-e-telefonit-si-u-zbulua-grupi-i-tritolit-ne-elbasan-111724" }