Thyen heshtjen pas 3 viteve, ish-kryeministri britanik: Njerëzit më ndalojnë në rrugë, më fajësojnë për kaosin me BREXIT (TABELA PER POLITIKANET)

Publikuar tek: bota, më 12:10 19-09-2019 Thyen heshtjen pas 3 viteve, ish-kryeministri britanik: Njerëzit më ndalojnë në rrugë, më fajësojnë për kaosin me BREXIT (TABELA PER POLITIKANET) David Cameron

“Për tre vite kam dashur të qëndroj relativisht qetë për politikën” David Cameron shkroi një Twitter në 14 shtator. Heshtja e tij do të thyhet së shpejti. Në 19 shtator kujtimet e ish-kryeministrit britanik “For the record” do të jetë në library, duke ofruar të dhënat e para për për referendumin e Brexit që coi në dorëheqjen e tij në 2016.

Libri parashikon të nxjerrë angazhimin e Konservativëve që mbështetën fushatën “Leave” në vend të mbështetjes së qeverisë për të qëndruar në BE. Cameron pretendon psh se Michael Gove dhe Boris Johnson “e lanë të vërtetën në shtëpi” dhe sillen në mënyrë “të tmerrshme” kur po ndërtohej mbështetja për Brexit. Ai është në mënyrë të vecantë kritikë me zotin Gove, të cilin e përshkruan “një ambassador të epokës së të përdredhurit të së vërtetës së populizmit”.

Zoti Cameron është i keqardhur për mënyrën sesi u zhvillua referendumi. “Më vjen keq për rezultatin dhe e pranoj se qasja ime dështoi” shkruan ai. Por insiston se kishte të drejtë ta organizonte që kur një votë publike ishte “në mënyrë ultimative e paevitueshme”. (në fakt vetëm 10 përqind e britanikëve menduan se anëtarësimi në BE ishte një nga cështjet më presuese të vendit në fillim të 2016).

Ish kryeministri thotë se ai shpesh është kritikuar në rrugë nga njerëzit që e fajësojnë për kaosin e krijuar nga referendumi. “Janë ata që kurrë nuk do më harrojnë për mbajtjen e referendumit” thotë ai.

E pikërisht ky perceptim e ka kthyer Cameron në politikanin që pëlqehet më pak në politikën britanike, raporton The Economist.

70394004_806377646444276_3759788386366259200_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031312942504883
array(1) { ["section"]=> string(147) "thyen-heshtjen-pas-3-viteve-ish-kryeministri-britanik-njerezit-me-ndalojne-ne-rruge-me-fajesojne-per-kaosin-me-brexit-tabela-per-politikanet-179000" }