Thyen kasafortën dhe vodhën paratë në një lokal në Kukës, vihen në pranga dy vëllezër

Publikuar tek: aktualitet, më 11:28 30-10-2020 Thyen kasafortën dhe vodhën paratë në një lokal në Kukës, vihen në pranga dy vëllezër

Dy vëllezër në Kukës janë arrestuar, pasi akuzohen si autorë të një vjedhje.

Policia ka njoftuar se në pranga ka rënë 30-vjeçari me iniciale R.H. dhe 21-vjeçari me iniciale E. H., të dy vëllezër.

Këta dyshohet se ditën e djeshme kanë hyrë në një lokal në Kukës, ku kanë thyer kasafortën për të marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Njoftimi i policisë:

Vodhën me thyerje kasafortën e një lokali në qytetin e Kukësit, arrestohen në flagrancë nga Policia dy autorët e dyshuar.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike që u gjet në banesën e dy vëllezërve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, pas njoftimit të marrë për vjedhjen me thyerje të një kasaforte në një lokal në qytetin e Kukësit, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas punës së mirë organizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-R. H., 30 vjeç, banues në Kukës dhe E. H., 21 vjeç, banues në Kukës (vëllezër).

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se në datën 29.10.2020, gjatë natës, kanë vjedhur me thyerje një lokal në qytetin e Kukësit, ku kanë thyer kasafortën dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare, i jepet sot lamtumira kompozitorit të madh Avni Mula
Vranë 46-vjeçarin shqiptar se donin t'i vidhnin drogën, gjykata dënon me burg 4 australianët »
Article Logic
Execution time: 0.012144088745117
array(1) { ["section"]=> string(91) "thyen-kasaforten-dhe-vodhen-parate-ne-nje-lokal-ne-kukes-vihen-ne-pranga-dy-vellezer-225765" }