Thyen kureshtjen, Isuf Kalo tregon sa paguhej si mjeku i Enverit

Publikuar tek: aktualitet, më 21:09 29-07-2019 Thyen kureshtjen, Isuf Kalo tregon sa paguhej si mjeku i Enverit

Mjeku personal i Enver Hoxhës, Isuf Kaloka i ftuar mbrëmjen e sotme  në emisionin ‘5 pyetje me Babaramon’, ka treguar se në atë kohë paguhej njëlloj si të gjithë mjekët e tjerë, pavarësisht statusit që kishte.

Kalo ka thënë se mjekët paguheshin sipas një skeme të përcaktuar dhe askush nuk mund të bënte përjashtime prej saj.

‘U krijua një strukturë që ishte Drejtoria e Dytë që ishte me sigurimin e udhëheqjes, e cila duhet të ketë sugjeruar krijimin e Bllokut si vend për ta pasur më lehtë ruajtjen e tyre në grup sesa veç e veç. Ishte Drejtoria e Pritjes, që kujdesej për banesat, për veshjen, për ushqimin e udhëheqjes, pra për nevojat jetësore. Dhe ishte një strukturë e klinikës speciale. Ishte shumë interesant fakti që të tria këto struktura vareshin nga ministri të ndryshme. Struktura e mbrojtjes dhe e sigurimit varej nga Ministria e Brendshme, struktura e pritjes varej direkt nga kryeministria, nga një zëvendëskryeministër, kurse klinika speciale varej nga Ministria e Shëndetësisë. Kështu që te ne aplikoheshin të njëjtat paga dhe i njëjti sistem si për të gjitha poliklinikat e vendit. Mjeku në Bllok nuk kishte rrogë më të lartë, por sipas skemave që ishin në atë kohë për të gjithë mjekët’, u shpreh Kalo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046308040618896
array(1) { ["section"]=> string(70) "thyen-kureshtjen-isuf-kalo-tregon-sa-paguhej-si-mjeku-i-enverit-173739" }