Thyerja e memorialit turk, ish-deputeti që vendosi 2 mijë euro çmim: Akt patriotik dhe civil, i bëj thirrje prokurorisë të mos hetojë

Publikuar tek: politike, më 14:45 30-08-2019 Thyerja e memorialit turk, ish-deputeti që vendosi 2 mijë euro çmim: Akt patriotik dhe civil, i bëj thirrje prokurorisë të mos hetojë

Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka reaguar pas thyerjes së memorialit turk te Liqeni Artificial për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi, duke përgëzuar veprimin e autorëve.

Ndocaj, i cili deklaroi se do të jepte 2000 euro për këdo që thyente memorialin – madje duke i ruajtur anonimitetin – e quan aktin e sotëm si “patriotik dhe civil”.

Ai i bën thirrje policisë dhe prokurorisë të mos hetojë ngjarjen.

“Solidarizohem me ndjenjën dhe veprimin e tyre patriotik, si dhe apeloj policinë dhe Prokurorinë të mos ndërmarrë asnjë proces ndaj autorëv, sepse në kuptimin e plotë, autorët e atij akti janë të gjithë shqiptarët e vërtetë”, shprehet Ndocaj.

Reagimi i plotë:

Të dashur bashkëpatriotët e mi!

Sot, teksa dëgjojmë përmes medias për aktin patriotik dhe civil të thyerjes së memorialit turk tek Kodrat e Liqenit, unë përmes këtij qëndrimi dua të përshëndes, këtë veprim të shqiptarëve të vërtetë, të cilët me guximin e tyre të përligjur nga provokimi i ndjenjës kombëtare reaguan duke dëshmuar mosnëpërkëmbjen e identitetit kombëtar nga politika filoturke e Tiranës.

Solidarizohem me ndjenjën dhe veprimin e tyre patriotik, si dhe apeloj policinë dhe Prokurorinë të mos ndërmarrë asnjë proces ndaj autorëv, sepse në kuptimin e plotë, autorët e atij akti janë të gjithë shqiptarët e vërtetë. Prandaj, u kërkoj këtyre instancave të qëndrojnë larg procedurave që akuzojnë individë të caktuar, si dhe ta trajtojnë rastin me prioritetin e një cënimi dhe provokimi që iu është bërë shqiptarëve, dhe të thërrasin nën akuzë lejedhënësin e memorialit!

Rroftë Shqipëria!

Me respekt për shqiptarët e vërtetë që e duan Shqipërinë të lirë dhe sovrane!

Eduart Ndocaj

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098659992218018
array(1) { ["section"]=> string(137) "thyerja-e-memorialit-turk-ish-deputeti-qe-vendosi-2-mije-euro-cmim-akt-patriotik-dhe-civil-i-bej-thirrje-prokurorise-te-mos-hetoje-176733" }