Thyhen heshtjen Alketa Vejsiu/ Flet për herë të parë për bashkëshortin 'bos ndërtimi': Sanremon ia dedikoj në mënyrë eskluzive

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:08 09-02-2020 Thyhen heshtjen Alketa Vejsiu/ Flet për herë të parë për bashkëshortin 'bos ndërtimi': Sanremon ia dedikoj në mënyrë eskluzive

Ditët e fundit moderatorja Alketa Vejsiu ka qenë në qendër të mediave, për shkak të prezantimit të festivalit të njohur Sanremo.

Ajo është komplimentuar shumë për pjesëmarrjen në festival, njëherazi edhe është kritikuar nga një pjesë e publikut.

Mirëpo, në një intervistë për ‘Jo vetëm modë’ pak para daljes në skenë, Alketa ka treguar se prezantimi i ‘Sanremos’ ka qenë ëndrra e saj prej vitesh.

Moderatorja nuk ka nguruar të flasë edhe për bashkëshortin, duke deklaruar se është një mbështetje e jashtëzakonshme për të.

Ajo ka thënë për herë të parë se ‘Sanremon’ ia dedikon atij dhe se ndihet me shumë fat.

‘Në skenë patjetër sonte është bashkëshorti im, patjetër është i ulur atje. E kam patur gjatë gjithë këtij rrugëtimi mbështetje të jashtëzakonshme dhe sot nuk mund të mungonte sepse kjo është një ëndërr e përbashkët, që e kemi finalizuar të dy. Edhe nëqoftëse duhet t’ja dedikoj dikuj Sanremo-n, ja dedikoj në mënyrë eskluzive njeriut që dua, që më ka mbështetur në gjithë këtë rrugëtim. Është e mrekullueshme që të kesh dikë që të do dhe të mbështet në ëndrrat e tua, jam me fat për këtë’, është shprehur Vejsiu.

Kujtojmë që bashkëshorti i Alketës, Ardi Nelaj është një nga ndërtuesit më të fuqishëm, prej disa vitesh drejton biznes në  fushën e ndërtimit.

85e4f2dbbe48e36e7ccc4c662c183028_L.jpg-640-0-5e3d39f089a0d.jpgScreenshot_1_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trëndafila të kuq ku shkruhet 'Të dua' dhe unazë në gisht, çfarë po ndodh me Çiljetën dhe portierin Hoxha?
'Bëhuni gati', Keisi Medini paralajmëron surprizën e radhës për fansat, zbuloni për çfarë bëhet fjalë (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.010284900665283
array(1) { ["section"]=> string(129) "thyhen-heshtjen-alketa-vejsiu-flet-per-here-te-pare-per-bashkeshortin-bos-ndertimi-sanremon-ia-dedikoj-ne-menyre-eskluzive-194587" }