Vera e vitit 2015 në Shqipëri duket se do të hyjë në histori si viti i thyerjes së “tabuve” të shoqërisë shqiptare, siç është edhe ajo e zhveshjes në publik apo nudizmit.
Pas një ndrydhje të gjatë rreth 50 vjeçare kryesisht të gruas shqiptare në komunizëm, megjithëse plazhi edhe atëherë, ka qenë paradoksi i sistemit të egër, u deshën edhe 25 vite tranzicion që të bjerë druajtja ndaj lakuriqësisë në publik.
Tashmë “topless” dhe me tanga i gjen jo vetëm në plazhet “sekrete” të jugut por edhe në ato me një reputacion si plazhe familjare të Durrësit dhe Shëngjinit. Aty ku përplasen “qytetërimet” dhe ku përkrah grave religjoze të cilat bëjnë banjo dielli me rroba, ndodhen edhe ato të cilat i kanë thyer "tabutë".