Thyhen xhamat dhe dyert e KZAZ-së, shoqërohen 8 persona në Tropojë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:54 18-06-2019 Thyhen xhamat dhe dyert e KZAZ-së, shoqërohen 8 persona në Tropojë

Policia ka shoqëruar tetë persona në komisariat, të cilët dyshohen se kanë hequr me forcë materialet zgjedhore nga KZAZ-ja numër 9 në Tropojë.

Gjatë pasdites së sotme, ata kanë thyer xhamat dhe dyert e më pas kanë hequr materialet që  ndodheshin brenda ambientit.

Shoqërimet janë bërë në akuzën ‘Pengim zgjedhjesh’ dhe ‘Pengim forcave të policisë’.

Ndërkohë mësohet se priten shoqërime të tjera në orët në vijim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019416093826294
array(1) { ["section"]=> string(72) "thyhen-xhamat-dhe-dyert-e-kzaz-se-shoqerohen-8-persona-ne-tropoje-168762" }