Thyhet 'akulli' mes Serbisë dhe Kosovës, nënshkruhet tjetër marrëveshje historike, për autostradën dhe hekurudhën

Publikuar tek: aktualitet, më 10:03 14-02-2020 Thyhet 'akulli' mes Serbisë dhe Kosovës, nënshkruhet tjetër marrëveshje historike, për autostradën dhe hekurudhën Thaci dhe Grenell

Një tjetër marrëveshje është nënshkruar mes Serbisë dhe Kosovës.

Të dyja vendet kanë nënshkruar marrëveshje për hapjen e autostradës dhe hekurudhës.

Kjo ka ndodhur në Mynih të Gjermanisëku të dyja vendet përmes firmosjes së dy letrave kanë shprehur interesin dhe gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese të autostradës dhe atë të hekurudhës por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

Ndërmjetësues i marrëveshjes ka qenë ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në ceremoninë e nënshkrimit kanë marrë pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe ambasadori Richard Grenell.

Megjithëse Serbia ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kjo është marrëveshja e dytë e nënshkruar mes dy vendeve, pas asaj të kthimit të fluturimeve.

Këto marrëveshje padyshim që janë konsideruar historike pasi janë të parat që nënshkruhen pas 21 vitesh.

Kujtojmë se në ambasadën Amerikane u nëshkrua një letër mes Beogradit dhe Prishtinës nga përfaqësues të të dyja vendeve, marrëveshje e cila do të mundësoje fluturime në të ardhmen.

Gati një dekadë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shtatë vite pas fillimit të dialogut me ndërmjetësimin e BE-së dhe pesë vjet nga marrëveshja e Brukselit që synonte hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, konflikti i ngrirë mes dy vendeve vijon.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14292311668396
array(1) { ["section"]=> string(116) "thyhet-akulli-mes-serbise-dhe-kosoves-nenshkruhet-tjeter-marreveshje-historike-per-autostraden-dhe-hekurudhen-195162" }