Thyhet dhe vidhet një bankomat i një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën e Dibrës, ndërsa ende nuk ëhstë përcaktuar shuma e vjedhur nga bankomati.
Më datë 14.01.2017, njofton policia, rreth orës 04:10, në rrugën e Dibrës është vjedhur me thyerje bankomati i një banke të nivelit të dytë, ku kanë marrë një shumë monetare ende të pa përcaktuar.
Bankomati nuk ndodhet në të njejtën godinë me atë të bankës.