Aktori i njohur, Laert Vasili është sulmuar fizikisht një natë më parë para ambienteve të Teatrit Kombëtar.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai ka treguar se sulmuesit kanë qenë anëtarët e ‘Aleanca për Teatrin’ një grupim aktorësh që qëndrojnë prej muajsh para Teatrit.
Vasili shprehet se në krye të këtij sulmi ka qenë Robert Budina, i njohur si një ndër kundërshtarët e prishjes së teatrit.
Aktori ka publikuar edhe një foto nga spitali, ku ka shkuar pas sulmit.
Statusi i plotë:
“Aleanca e Rehatit”, këta uzurpatorë të pronës publike, në këto çaste pasi më dhunuan fizikisht me në krye z.Robert Budina i cili më futi thonjtë në grykë dhe duke më sharë me libër shtëpie u përpoqën të bëjnë lajm për të dalë nga anonimati i jashtëligjshmërisë!
Një turp e faqe e zezë që ndodh në mes të kryeqytetit nga njerëz të dhunshëm që duan të kthejnë ‘97 në Art! Dhuna dhe çdo formë tjetër e jasthëligjshme do të përballet me drejtësinē!
P.s Haram ato 10 milionë që njerëzit e mi ju kanë sponsorizuar për filmat tuaj z. Budina! Bukëshkalë!