Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë inspektuar sot përfundimin e ndërtimit të një banese në Vaqarr.
Banesa e Medi Agës ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa sot ai ka marrë çelësat e banesës së re.
Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer as batutat, teksa ka takuar të zotin e shtëpisë.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Hajde more mosbesues hajde, ke fol i ke lujt fenë, se i ke marrë informacionet. Kanë dalë edhe përgjimet biles
Rama: E keqja kaloi tani. Më të mirën e kemi përpara
Banori: Shumë faleminderit
Rama: Faleminderit s’ka nevojë, por një e shame më pak