“Ti je një komunist i thekur”, si u bë Rexhep Aliaj i përjashtuari i parë nga PD për shkak të fjalëve që i tha Berishës

Publikuar tek: aktualitet, më 20:42 13-01-2021 “Ti je një komunist i thekur”, si u bë Rexhep Aliaj i përjashtuari i parë nga PD për shkak të fjalëve që i tha Berishës Rexhep Aliaj

Ditën e sotme u nda nga jeta piktori dhe skenografi Rexhep Aliaj, vëllai i artistit të njohur Robert Aliaj.

Por Rexhep Aliaj është edhe i përjashtuari i parë nga Partia Demokratike, për shkak fjalëve që i tha Sali Berishës në mitingun e parë të PD-së.

Ish- truproja i Berishës, Izet Haxhia, në një intervistë të mëparshme për gazetën Dita, ka treguar edhe këtë ngjarje.

“Ka qenë piktori Rexhep Aliaj dhe arsyeja e përjashtimit ishte se doli dhe foli në tribunën e mitingut të parë të PD-së më 15 dhjetor pa qenë në protokoll. Berisha i kërkoi llogari dhe Rexhepi iu kthye se “kush je ti që po kërkon llogari. Ti je një komunist i thekur”. Berisha i tha je i përjashtuar nga PD-ja, edhe pse nuk ishte bërë akoma kryetar i saj. Rexhepi i futi një të sharë dhe u largua…” – tregon Haxhia.

Ai është shprehur se Berisha atë ditë u that ë gjithëve që të zbusin tonet dhe të hiqnin nga fjalori fjalën “opozitë”, por e përdori vetë.

“Të nesërmen e legalizimit më 15 dhjetor u mbajt mitingu i parë i PD-së së sapokrijuar. Përpara mitingut u caktua se kush do të dilte në tribunë dhe kush do mbante fjalime.

U vendos që në fjalimet që do mbaheshin të mos goditej regjimi se mos na zemërohej partia mëmë. Aq të buta ishin fjalimet sa as fjala opozitë u tha që të mos përmendej. Berisha e hoqi nga fjalimi i Azemit këtë fjalë, por çfarë të dëgjojmë! Berisha në fjalën e tij përmendi disa herë fjalën opozitë.

Azemi u nxeh shumë pas kësaj me Berishën. Kjo tregonte se Berisha do të ishte një hap përpara gjithmonë me të tjerët në PD. Ishte hera e parë që po ua fuste, por jo e fundit…” – tregon Haxhia

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja e motrave në Astir, avokati: Fëmija që ka parë skenën është në gjendje të rëndë, tezja dëshiron ta birësojë; Ademi rrezikon burg përjetë
Korça shijon dëborën e parë për këtë vit, zbardhet edhe Bulqiza (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012842893600464
array(1) { ["section"]=> string(123) "ti-je-nje-komunist-i-thekur-si-u-be-rexhep-aliaj-i-perjashtuari-i-pare-nga-pd-per-shkak-te-fjaleve-qe-i-tha-berishes-234877" }