“Ti je shumë i mirë në aparat”, pasi e torturoi dhe e la me shenja, Anjeze Shabani fotografon vogëlushin për t’i bërë reklamë kopshtit në Facebook

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:10 21-06-2016 “Ti je shumë i mirë në aparat”, pasi e torturoi dhe e la me shenja, Anjeze Shabani fotografon vogëlushin për t’i bërë reklamë kopshtit në Facebook

Babai i djalit 3-vjeçar ishte ai i cili dha alarmin për gjendjen e djalit të tij që shpesh shkonte në shtëpi duke mos folur asnë fjalë ndërsa në trup kishte shenja barbare dhune ushtruar nga ish gazetarja Anjeza Shabani, njëkohësisht administratore e kopështit privat.

Administratorja Shabani kishte shkuar atje të fotografonte fëmijët me qëllim që t’i reklamonte fotot në faqen zyrtare të kopshtit “Diren” në rrjetin social Facebook, duke shfaqur kështu se sa “bukur” kalohej në kopshtin e saj. Pak minuta pasi ka dhunuar të voglin, Anjeza Shabani kthehet mes fëmijëve për t’i fotografuar ata.

Ti je shumë i mirë në aparat”, - dëgjohet t’i thotë fëmijët administratorja, e cila ka ndërruar “pllakë” tashmë vetëm për të marrë një foto të bukur që reklamon biznesin e saj. Por fëmija nuk ndal dot së qari nga dhimbjet e goditjeve që ka marrë prej saj, ndaj vogëlushi 3 vjeç qan edhe gjatë momentin që Shabani ka nxjerrë i-Phone e saj për të bërë fotot. “Pusho, pusho, mos të dëgjoj më djalë i keq. Po të duroj çik si shumë, kur të them pusho – pusho”, vijon ajo me zë të lartë ndaj fëmijës.

E gjithë kjo skenë e tmerrshme ndodh në sy të fëmijëve të tjerë dhe të edukatoreve. 3-vjeçari shihet teksa mundohet t’i afrohet edukatores për të kërkuar ndihmën e saj, por edhe ajo duket e pafuqishme përballë administratores.

Tregoji ngjyrat, tërhiqi pak vëmendjen”, - i thotë Shabani edukatores gjatë momentet që fotografon, duke u shmangur të kap ndonjë fragment ku djali mund të duket i dhunuar, duke qarë, apo me veshin e skuqur që i ka shkaktuar tërheqja nda administratorja. "Sa bukur, sa bukur", - thotë Shabani teksa shikon fotot që ka bërë.

Në një moment kur vogëlushi qan, edukatorja mundohet ta justifikojë para Anjeza Shabanit, në mënyrë që ajo të mos i kthehet sërish me dhunë. “Qan se i dhemb koka, pa dashje”, - dëgjohet ajo.

Administratorja u arrestua menjëherë nga policia ditën e djeshme, fill pas publikimit të video-skandalit.

shab_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030627965927124
array(1) { ["section"]=> string(148) "ti-je-shume-i-mire-ne-aparat-pasi-e-torturoi-dhe-e-la-me-shenja-anjeze-shabani-fotografon-vogelushin-per-t-i-bere-reklame-kopshtit-ne-facebook-44137" }