Ti ke fatin e madh të qendrosh në shtëpi

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:57 11-03-2020 Ti ke fatin e madh të qendrosh në shtëpi Ilustruese

Nga Klodian Tomorri

 

Qendro në shtëpi

Ti që nuk je i detyruar të dalësh në punë

Ti që nuk e ke të domosdoshme të levizësh

Mos shko në kafe sot.

Mos u dynd në qendër tregtare nga paniku.

Mos hip në urban.

Konsideroje veten me shumë fat që nuk je i detyruar të dalësh nga shtepia. Nje fat, të cilin nuk e kanë shumë të tjerë. Nuk e kanë mjekët, që u duhet të dalin në punë dhe të jenë në vijën e parë të luftës ndaj ketij armiku të pabesë dhe të poshtër.

Nuk e kanë policët, bankierët, kolegët e mi dhe shumë e shumë të tjerë që duhet të jenë në punë detyrimisht. Por ti e ke fatin shumë të madh të qendrosh në shtëpi.

Një ditë e gjitha kjo do të mbarojë. Ti ke në dorë, të vendosësh si do të mbarojë.

Nëse nuk shkon në kafe sot, nëse nuk dyndesh në qendrën tregtare, në market, në urban… ti do të kesh mundesi t'i bësh keto gjera prapë nesër.

Por nëse tregohesh i papërgjegjshëm dhe lëviz, ekziston një mundësi shume e lartë, që ti mos ta shohësh dot fundin kur kjo të ketë mbaruar dhe jeta të jetë rikthyer në normalitet. Jo vetëm ti, por edhe shumë të tjerë mund të mos e shohin për fajin tënd. Kjo të bën vrasës. Pa dashje, por sërish do kesh jetë në ndërgjegjen tënde.

Rri në shtëpi. Tregohu i përgjegjshëm. Për veten, për të afermit, për të tjerët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095150470733643
array(1) { ["section"]=> string(47) "ti-ke-fatin-e-madh-te-qendrosh-ne-shtepi-198256" }