‘Ti kryeministër, unë president’, Nard Ndoka ironi me Ramën, i jep këshillën e ‘vyer’: Pse nuk bëhesh…

Publikuar tek: politike, më 18:46 11-07-2020 ‘Ti kryeministër, unë president’, Nard Ndoka ironi me Ramën, i jep këshillën e ‘vyer’: Pse nuk bëhesh… Nard Ndoka

Ditën e djeshme deklarata e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, se kryeministri Rama i ka ofruar një marrëveshje ku Basha të bëhej kryeministër dhe Rama president, bëri bujë në opinionin publik.

Edhe pse Rama e mohoi se i kishte ofruar këtë marrëveshje Bashës, ditën e sotme ka ardhur edhe një reagim nga ish-deputeti Nard Ndoka.

Me anë të një postimi në profilin e tij në facebook, Nard Ndoka e këshillon me ironi kryeministrin të bëhet President i klubit të futbollit “Flamurtari”, i cili është edhe ekipi i qytetit të Vlorës, ku kryeministri ka dalë si deputet i zonës.

“Një zgjidhje e mirë, mbasi don të jesh President patjetër”, shkruan Ndoka krah fotos ku i sugjeron kryeministrit të bëhet president i Flamurtarit.

107709887_1602531886570064_6457370016044775477_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010485887527466
array(1) { ["section"]=> string(100) "ti-kryeminister-une-president-nard-ndoka-ironi-me-ramen-i-jep-keshillen-e-vyer-pse-nuk-behesh-213564" }