Ti nuk je burrë… Je një hiç

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:28 12-02-2019 Ti nuk je burrë… Je një hiç Nidela Hoxha

Nga Nidela Hoxha

Përse e vret një grua?!

Në mes kësaj vorbulle vrasjes, pasigurie dhe humbje të identitetit dhe  konceptit të familjes, natyrshëm me lind pyetja, cila e ka radhën?!  Sot të nxitur nga një jetë e shthurur që promovohet vjellshëm në media e masmedia, kudo në rrjete sociale e më gjerë, jetë  siperfaqësore ku në thelb promovohet ajo që nuk është, ne si shoqëri kemi rënë në një gjendje amoku. Një vdekje ose mpirje totale e se mbrendëshmes, shpirtërores na ka kthyer në statuja që ecin dhe marrin frymë.

Ne jemi një shoqëri që po  ecen mbi tehe thikash cdo ditë. Ka humbur besimi, kanë humbur shumë vlera. E ai që bën sikur, ai është më i keqi nga të gjithë. Ai e prish rendin.

Pa kuptuar po i vrasim shpresën fëmijëve, po i thyejmë fëmijërine, po i vrasim nënat e tyre, po e shkatërrojmë të vetmin vend që kishte mbetur motivues dhe strehë e sigurtë për femijët tanë,  ia shkatërruam këtë botë, dreqi e mori!

Ndaj lind pyetja përse e vret një grua?!

A nuk eshte Ajo që ti sapo vrave dora që  ka ushqyer ty e fëmijet e tu? A nuk është Ajo personi që të dhuroi një pjesë të qenies së saj ty vrasës i nderuar?!

A nuk eshte ajo qe iu desh të kalonte nepër luginën e vdekjes që të dhuronte ty një  femije? Të dhuronte ty një  familje!  A nuk ështe ajo qe të dhuroi vitet me te bukura, momente perkujdesi e dashurie pa limit ?! A nuk eshte ajo me te cilën ke kaluar momente te bukura, të shëmtuara, emocionale, mllefe e gjithçka që i jep kuptim kësaj jetë?! A nuk është ajo me të cilen ke jetuar? A nuk eshte ajo që merakosej sa here nuk i hapje telefonin? A nuk eshte ajo që ti i ktheje kurrizin e serisht natën tjetër të priste me mall? A nuk eshte ajo që ti me moskorrektësinë tënde sa here i ke shkaktuar depression? A nuk eshte ajo qe ka sakrifikuar gjithçka nga vetja per familjen tuaj, dhe ti e vrave dhe ja shkaterrove familjen, ia le fëmijët rrugve?

Dhe nese ajo e kishte fajin, ti përse e vret? Kush ta jep ty këtë të drejtë? Kush je ti  që merr rolin e  Zotit të Madh?!

Natyrisht ti vuan nga burracakëria, ti i frikesh një gruaje dhe e vret. Sepse je aq frikacak dhe ske te ndenjura sa ta lesh atë të lire. E di që do mbetesh vetem, e di qe pa të je një zero. E di që je një hiç qe sdo dije kurre t'ja nise nga e para. 

Dhe e di qe do jetë dikush atje jashtë për të, që ta trajtojë ashtu si e meriton, dhe ti këtë s’e duron dot! Sepse je i dobët, ti nuk je burrë!

Ti jë njëhiç.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-kryebashkiaku vlonjat poston foton me Tahirin: Miq të mirë, edhe në kohë të vështirë
'Të kërkova e s'të gjeta', qytetari shpërthen në lot para Bashës: Kam një vit pa drita dhe me tre invalidë në shtëpi »
Article Logic
Execution time: 0.004971981048584
array(1) { ["section"]=> string(33) "ti-nuk-je-burre-je-nje-hic-152481" }