‘Ti rronke kot!’ Kozeta Kurti i kthehet moderatorit: Qejf bëj në vende të tjera, jo vetëm në shtrat

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:50 23-05-2019 ‘Ti rronke kot!’ Kozeta Kurti i kthehet moderatorit: Qejf bëj në vende të tjera, jo vetëm në shtrat

Moderatori i programit ‘Trokit’ në IN Tv, Ermal Peçi mirëpriti sot në studio këngëtaren Evi Reçi dhe gazetaren Kozeta Kurti.

Koncerti i dueteve hit pop/rock ishte kryefjala e diskutimit në studio teksa Kozeta tregoi se emrat e përzgjedhur në koncert duhet mbi të gjitha të plotësonin kushtin e vetëm:Të kënduarit LIVE! Për të ka ikur koha u USB-ve dhe artistët e përzgjedhur do të jenë në duete gjatë gjithë koncertit LIVE. Ermali ftoi vajzat në lojën e sekondave, ku për 6 sekonda ndaj çdo pyetje morrën 4 përgjigje, disa prej te cilave shkaktuan shumë të qeshura. E dini kur ka qarë më shumë Evi gjatë rrugëtimit të saj artistik? Rëmujat më të medha në dhomën e saj? Kozeta nuk kursehet për sharjet më të shpeshta që thotë, i ndan gjatë programit. Në mesin e pyetjeve të shpejta Ermali pyet Evin për gjërat që pëlqen të bëj më shpesh në krevat dhe kaq mjaftoi që të shpërthenin të qeshurat:

‘Të fle, të shikoj telefonin, të dëgjoj muzikë dhe…. (qesh) – thotë Evi.

Duke qeshur Ermali ndërhyn: Isha duke thënë, ti rronke kot o goce (qeshin të gjithë) Kjo nuk bënka asgjë në krevat, flinka gjumë.

‘Po pikërisht mo Ermal, ka qejf ti bëj në vende të tjera, jo në krevat – ndërhyri me shaka Kozeta.

Mos humbisni bisedën me to dhe lojrat e programit ‘Trokit’.

LAJMI NË: http://www.intv.al/trokit-ti-rronke-kot-evi-reci-na-beri-lemsh-por-kozeta-i-kthehet-ermalit-ka-vende-te-tjera-jo-vetem-ne-shtrat-video-94494?fbclid=IwAR18nDFlpjqItXZ7P3rJyPkXl8d_IP2ejybjtPRUkNv302RcjosInjscMXc

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071170330047607
array(1) { ["section"]=> string(101) "ti-rronke-kot-kozeta-kurti-i-kthehet-moderatorit-qejf-bej-ne-vende-te-tjera-jo-vetem-ne-shtrat-165468" }