Tifozët e “çmendur” gjejnë rrugën për të ndjekur Kombëtaren, ja sa kushton të shkosh në Francë

Publikuar tek: ekonomi, më 12:46 06-06-2016 Tifozët e “çmendur” gjejnë rrugën për të ndjekur Kombëtaren, ja sa kushton të shkosh në Francë

Tifozët shqiptarë kanë gjetur mënyra të ndryshme, vetëm e vetëm për të parë ndeshjen Francë-Shqipëri.

Agjencitë turistike kanë  ofruar paketa për një udhëtim për tre netë dhe katër ditë e cila kushton rreth 600 euro, por për rezervimet e hershme. Në këtë paketë përfshihet udhëtimi me autobuz, akomodimi për një natë në hotel me tre yje, me mëngjes. Itinerari që ndiqet është: Tiranë –  Bari – Genova – Marseille – Genova – Bari– Tiranë.

Ndërsa për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Zvicrës agjencitë ofrojnë paketa, ku çmimet fillojnë nga 800 euro për person, brenda të cilës përfshihet dhe vlera e biletës. Udhëtimi  bëhet me avion dhe itinenari që ndiqet është: Tiranë – Paris, Marsejë – Tiranë

Ndërsa grupe me 6-7 persona  kanë prenotuar për të udhëtuar me kampera, ku kostoja për person llogaritet në rreth 1,500 euro dhe në të përfshihet: kamperi, karburanti, ushqimi, parkimi, biletat e stadiumit dhe të avionit.

Itinerari që ndiqet është : Tiranë – Milano me avion (bileta =190 euro). Për të udhëtuar nga Milano drejt Lensit merret me qira një kamper. Më pas vazhdohet itinerari: Lens – Paris- Marsejë; Marsejë – Riviera franceze; Marsjelë – Lion; Lion – Milano. Në Milano sërish merret avioni për kthimin për në Tiranë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02756404876709
array(1) { ["section"]=> string(73) "tifozet-e-cmendur-gjejne-rrugen-per-te-ndjekur-kombetaren-ne-france-42595" }