Tifozët e Kombëtares nuk tërhiqen, i bëjnë 'gjyqin' skuadrës dhe Panuccit: 14 muaj vetëm zi

Publikuar tek: sport, më 22:08 21-11-2018 Tifozët e Kombëtares nuk tërhiqen, i bëjnë 'gjyqin' skuadrës dhe Panuccit: 14 muaj vetëm zi

Grupi i tifozavë të Kombëtares së Shqipërisë “Tifozat Kuq e Zi” kanë nxjerrë një njoftim zyrtar në lidhje me situatën e nderë që po kalon skuadra jonë.

Ata kanë theksin te mungesa e rezultateve negative dhe u kanë bërë apel teknikut Christian Panucci dhe lojtarëve të deklarojnë publikisht arsyet e krizës më të rëndë që po kalon Shqipëria në futbollin ndërkombëtar që prej 2001.

POSTIMI I PLOTË:

REAGIM PËR GJENDJEN AKTUALE NË KOMBËTAREN TONË

Kombëtarja shqiptare në futboll, përmbylli si e fundit ciklin në fazën e Ligës së Kombeve, kompeticion ky i krijuar për herë të parë këtë vit.

Përpara fillimit të këtij formati të ndeshjeve, Kombëtarja jonë bëri edhe ndryshime në stafin teknik, në mënyrë që trajneri në ardhje Christian Pannuci të familjarizohej me lojtarët dhe me vet rrethin dhe ambientin shqiptar.

Që prej ardhjes së trajnerit, para 14 muajsh (2 shtator 2017), Kombëtarja ka patur bilanc të zi.

Deklarata bombastike, plot prepotencë e arrogancë, qoftë nga trajneri qoftë nga stafi tjetër na kanë hutuar jo pak. E kemi marrë si të mirëqenë gjithë këtë situatë, meqë ishte trajner i ri, sistem i ri pune edhe natyrisht që i duhej dhënë kohë për përshtatje lojtarëve dhe ekipit.

Kanë kaluar mbi plot një vit dhe rezultatet përveç që janë negative, janë edhe për rekord (psh 4 gola në shtëpi nuk i kishim marrë për vite të tëra).

Ne jemi tifozë e natyrisht, jemi dhe te etur për suksese, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm se duhet kohë dhe se ekipi duhet të përkrahet pikërisht kur ka vështirësi. Por sinjalet që po na jepen nuk janë aspak premtuese.

Siç thamë edhe më sipër, kemi menduar se ekipit do i duhet më shumë kohë, qoftë ajo edhe nëse sakrifikojmë formatin e Ligës së Kombeve, por me një kusht ama, që ky të ngelet si një “bonus” i dhënë nga tifozeria shqiptare për ekipin që do të na prijë e nderojë në kualifikimet për Kampionatin Europian që nisin pas 4 muajsh.

Për fat të keq, jemi dëshmitar të një ekipi që ecën pa busull, brenda të cilit duket sikur zien diçka por që askush nuk flet, që duket sikur s’ka harmoni por fshihen ta thonë, që duket sikur ka paknaqësi por që në media e mohojnë dhe që duket se shumëçka s’po ecen, por që të gjithë heshtin.

Të gjitha ekipet në një periudhë të caktuar kanë kaluar nëpër të tilla peripeci: ndërrim gjenerate, ndërrim i sistemit të lojës dhe plotësimi i ekipit përmes prurjeve të reja. Por, ajo që kemi parë gjatë këtyre ndeshjeve ka qenë dëshpëruese…

Mosimpenjim i lojtarëve, agresivitet i tejskashëm që shpesh na ka penalizuar në mes të një ndeshje dhe një trajner që eksperimenton me formacionin nëpër çdo ndeshje! Për të gjitha këto askush nuk mori përgjegjësi e as nuk denjuan të dalin publikisht ta thonin çka nuk po ecën!

Brenda pak ditësh do të mbahet edhe shorti për EURO2020, prandaj kërkojmë më tepër respekt për fanellën, më tepër respekt për tifozët dhe më tepër përgjegjshmëri përpara shqiptarëve! Qoftë trajneri, kapiteni apo lojtarët të dalin e të thonë nëse janë tejkaluar këto pengesa, e nëse jo, le të shpjegohen se ku qëndron problemi dhe bashkërisht të mundohemi ta përmirësojmë situatën përpara fillimit të kualifikimeve për Kampionatin Europian.

Tifozat Kuq e Zi

O sa mirë me qenë shqiptar!”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036633014678955
array(1) { ["section"]=> string(94) "tifozet-e-kombetares-nuk-terhiqen-i-bejne-gjyqin-skuadres-dhe-panuccit-14-muaj-vetem-zi-142380" }