Tifozët e ekipit të Tiranës dhe zëdhënësi i klubit Bardheblu kanë nusur një peticion për çlirimin e ambienteve të stadiumit në rikonstruksion e sipër nga dy biznese private, restorant “Pulëbardha” dhe “Xhoi Travel”, në pronësi të Xhoana Nanos, bashkëshortes së ish-kryeministrit Fatos Nano.
Sipas zëdhënësit të klubit kryeqytetas, Arbi Laçi, dy ambientet private po pengojnë rikonstruksionin e stadiumit “Selman Stërmasi”, në pjesën ballore të tij duke penguar edhe hyrjen e tifozëve në tribunën qëndrore.
Çlirimi i ambienteve të stadiumit nga dy bizneset private ka qenë edhe një nga premtimet e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, gjatë fushatës elektorale. Veliaj u shpreh atëhere se nuk do të rinovonte asnjë kontratë me bizneset private gjatë inspektimit të punimeve në Stadium.