Tifozët e Vllaznisë grumbull në lokal, zv.ministri Shëndetësisë: Rasti po ndiqet nga Policia, i jashtëligjshëm

Publikuar tek: aktualitet, më 08:04 25-11-2020 Tifozët e Vllaznisë grumbull në lokal, zv.ministri Shëndetësisë: Rasti po ndiqet nga Policia, i jashtëligjshëm Tifozet e Vllaznise ne Shkoder

Zv.ministri Shëndetësisë Albert Nikolla, është shprehur se rasti i grumbullimit të tifozëve të Vllaznisë pak ditë më parë në Shkodër, në një lokal, po ndiqet nga Policia.

Sipas tij, grumbullimi i tifozëve për të parë ndeshjen pa asnjë masë mbrojtëse, është njëlloj si takimet e PD në Maminas apo kur u prish Teatri Kombëtar.

“Ka ndodhur dicka e jashtëligjshme. Si ato të Bashës në Maminas. Siç bëri PD kur u prish Teatri Kombëtar. Janë raste që ndjekin një logjik të mosrespektimit të ligjit. Atë e ndjekin organet kompetente. Është në Shkodër. Këtë rast po e ndjek policia, dhe është rasti i njëjtë me festën e ditëlindjes (I referohet ditëlindjes së Bes Kallakut). Ligji nuk është vetëm dhunë e policisë por dhe përgjegjshmëri dhe kulturë. Ky rast ka ndodhur në Shkodër dhe po hetohet nga policia, ndoshta dhe janë ndëshkuar nuk di të them me saktësi”, tha Nikolla në RepolitiX.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dasho: Ka mjekë matrapazë që referojnë chartera për në Turqi dhe marrin 2000 euro, marrin remdesivir nga spitali dhe e shesin
Rama publikon pamje nga marrja e tamponit në terren, MJEKËT: S’dua që të politizohet puna jonë, i ftoj të gjithë personat që kanë dyshime…(E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.010241985321045
array(1) { ["section"]=> string(114) "tifozet-e-vllaznise-grumbull-ne-lokal-zv-ministri-shendetesise-rasti-po-ndiqet-nga-policia-i-jashteligjshem-229018" }