Ekipi i futbollit ka mbërritur në Uells pas paraqitjes fantastike në Kampionatin Europian. Me mijë tifozë kanë mbushur rrugët e Kardifit për skuadrën e tyre që arriti deri në gjysmëfinalet e Euro 2016.
Me një autobus të hapur, lojtarët dhe stafi i ekipit kanë parakaluar në rrugët e kryeqytetit të shoqëruar nga duartrokitjet dhe brohoritjeve të qytetarëve.
Uellsi ishte padyshim një nga ekipet që surprizoi më shumë në këtë europian. Ndërkohë një pritje e tillë u është rezervuar më parë nga tifozët edhe ekipeve të Islandës dhe Shqipërisë.